E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjeçarja e vret burrin e saj 40-vjeç

(E plotësuar) Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka deklaruar se, dje në orën 15:50, policia ka marrë informacionin se në fshatin Grackë e vogël, të Lipjanit, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Ajo tha se, me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se ka të bëj me një rast vrasje, ku pas plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë viktima M.J. mashkull, rreth 40 –vjeç. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në kontinuitet të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit të dyshuarit të mundshëm.

Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarën, B.V. femër, 20 -vjeç, si dhe të gjejë dhe konfiskoj një armë zjarri të tipit AK-47, armë kjo që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me urdhër të prokurorit, ndërsa e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes në Lipjan, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore për të sqaruar motivin dhe rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Jo zyrtarisht Indeksonline ka mësuar se e dyshuara është bashkëshortja e viktimës./Indeksonline/

------

Një mashkull është vrarë dje pasdite në fshatin Grackë e Vogël të Lipjanit. Policia ka arrestuar një femër në lidhje me rastin dhe ka konfiskuar një armë automatike me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Policia me të gjitha njësitet përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e këtij rasti.

Viktima është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij, përderisa e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit.

Kurse trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›