Ti themi lamtumire Piramides Kushtetuesja pro projektit Topalli

Edhe pse ka patur protesta te vazhdueshme edhe pse qytetaret e Tiranes deklarohen pro ruajtjes se saj pavaresisht partise per te cilen kane votuar Piramida do te prishet. Ne nje siperfaqe prej 38334 m2 bash mu aty ku sot ekziston qendra nderkombetare e kultures Pjeter Arbnori do te ndertohet Kompleksi i ri i Parlamentit Shqiptar.
Projekti eshte gati prej disa muajsh tashme dhe vendimi i fundit i Gjykates Kushtetuese qe nuk e pranoi kerkesen e PS per te pezulluar vijimin e projektit te ri gjersa te sqarohen kompetencat duket se ia hap rrugen zbatimit te tij. Ne tetor te vitit te shkuar Keshilli i Ministrave vendosi shkaterrimin e ish-muzeut te diktatorit Enver Hoxha nderkohe qe Kryesia e Kuvendit nen perkujdesjen e vecante te Jozefina Topallit kryetares tashme e ka vendosur cfare do te ndertohet ne vend te Piramides ne bulevardin kryesor te Tiranes.
Prane shkaterrimit simboli i mijera te rinjve
Piramida edhe pse eshte ndertuar si muzeum i diktatorit Enver Hoxha shume pak ka sherbyer si e tille. Me formen e saj alternative e me hapesirat e shumta qe e rrethojne ajo gjate viteve eshte kthyer ne nje shesh publik si dhe ne nje ambient argetimi nga te paktat e mbetura ende te lira pas vrullit te ndertimeve ne fillim te viteve 90. Brenda ne ndertesen e Piramides u hap nje nga diskotekat e para Disko Studenti dhe deri vone aty ka patur ambiente interesante per ata qe ndjekin itinerarin e jetes se nates ne kryeqytet.
Muret e pjerreta te saj kane sherbyer si sfide per shume femije te apasionuar pas alpinizmit ne nje qytet pa kodra sic eshte Tirana nderkohe qe ne ambientet e saj eshte vendosur nje qender kulturore me ambiente per panaire dhe aktivitete te tjera. Vec kesaj ne Piramide u vendosen dhe studiot e nje kanali televiziv kombetar sic eshte Top Channel dhe ato te Top Albania Radios qe moren me qera ambientet deri ne vitin 2020.
Vitet e fundit qeveria Berisha kishte miratuar nje projekt per kthimin e Piramides ne nje teater alternativ projekt i cili kishte filluar te zbatohej duke shpenzuar disa qindra mijera euro por me sa duket ambienti rezultoi i papershtatshem per teater.
Propozimeve te dhjetra arkitekteve qe Piramida te kthehej ne nje qender te ekspozimit te artit modern qeveritaret nuk denjuan ti pergjigjen duke thene se Tirana ka nevoje per Parlament pompoz e duke vendosur te shkaterrojne ndertesen rreth se ciles edhe sot e kesaj dite vijon te zhvillohet xhiroja mbremesore e te rinjve tiranas.
Kryetarja do te banoje brenda Parlamentit
Projekti i parlamentit te ri nder shume salla e dhoma mbledhjesh parashikon edhe nje apartament prej 250 metrash katrore qe sipas projektuesve do te jete apartament pritje dhe banimi per vete Jozefina Topallin sa kohe qe kjo te jete Kryetare e Kuvendit. Kjo nenkupton qe znj. Topalli apo kushdo qe do jete ne krye te parlamentit do te jetoje aty bashke me familjen duke e kthyer keshtu parlamentin ne shtepine e tij.
Dr. Ark. Arben Shtylla dhe Urb.
Eleonora Zaloshnja jane dy njerezit qe jane marre me projektimin deri ne detaj te Kompleksit te Ri te Parlamentit. Detyra e projektimit te tyre u miratua nga kryesia e kuvendit e cila me 23 nentor te vitit te shkuar shpalli tenderin nderkombetar ku konkuruan disa studio arkitekture nga te cilat u perzgjodh dhe fituesja nje firme austriake qe paraqiti projektin me te vleresuar per realizimin e projektit qe do te kete nje siperfaqe prej 38334 m2.
Kompleksi parlamentar do te perbehet nga kater blloqe kryesore Blloku i salles se seancave plenare Blloku i zyrave dhe i ambienteve te sherbimit Blloku i parkingut dhe ambiente te infrastruktures. Keshtu salla e parlamentit eshte e parashikuar per 140 vende por e adoptueshme deri per 250 vende dhe do te zere nje siperfaqe prej 500 m2.
Po keshtu ne projekt jane parashikuar edhe vendet e vecanta per anetaret e qeverise 25 vende nje lozhe e vecante per Presidentin e Republikes per personalitete te huaj dhe ambasadore te akredituar ne Shqiperi si dhe nje vend i posacem per gazetaret. Sipas projektit salla e parlamentit do te perbehet nga komponentet e mesiperm e zgjidhur nga pikepamja funksionale me hyrjet per secilin grup pa u perziere me njeri-tjetrin. Salla do te shtrohet me materiale te buta rezistente ndaj ferkimit me veti te mira akustike absorbuese si mokete ose te tipit parket.
Salla e Parlamentit do te jete ne formen e nje hemicikli do te kete hyrjet e nevojshme si hyrjen kryesore nga hyjne deputetet e Kuvendit pastaj hyrje anesore nga hyn Kryetari i Kuvendit Kryeministri ministrat specialistet qe mbrojne projektligjin stafi mbeshtetes i seancave plenare etj. Po keshtu parashikohet te kete sistemin e kamerave televizive per kanalin televiziv te Parlamentit i cili do siguroje sinjal audio - video ne cilesi transmetimi televizive. Ndersa mbi tavolinen e cdo deputeti do te jete i instaluar nje kompjuter i lidhur me sistemin elektronik te Parlamentit.