20 vjet SHBA- Shqipëri, pritje në ambasadë

Ambasada e SHBA ne Tirane
TIRANE- Ambasada e Shteteve ta Bashkuara të Amerikës në përkujtim të 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, po mban një pritje në ambjentet e saj.
Ambasadori, Aleksandër Arvizu, ka pritur në zyrë, presidentin e Republikës, Bamir Topi. kryeministrin, Sali Berisha, kryeparlamentaren, Jozefina Topalli dhe zv.ministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Në këtë pritje marrin pjesë edhe ish presidentët, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu. Ende nuk dihet nëse në këtë festë do të mbërrije edhe kreu i opozitës, Edi Rama.
Prej 2 tetorit jane mbajtur disa ceremoni festive ne Tirane.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në mars të 1991, ndërsa ambasada ka nisur punën në 2 tetor.
Ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë Ulysses Grant-Smith, i cili ka qëndruar në detyrë nw vitet 1922-1925.
Nga viti 1939 deri në vitin 1991, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Më 1 tetor të viti 1991 ka mbërritur në Tiranë i ngarkuari me punë nga SHBA Kristofer Hill, duke shënuar kështu edhe rihapjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.