Rama diskuton me aleatët reformën zgjedhore

kryetari i ps, Edi Rama me Spartak Ngjelen dhe Nard Ndoken pas nje takimi
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur aleatet e majte ne nje takim që u mbajt në selinë rozë.
Menjëherë pas takimi, Preç Zogaj e quajti takimin informal, ndërsa shtoi se në qendër të bisedimeve ishte reforma zgjedhore.
Diskutimi ishte i fokusuar tek grupi i krijuar për reformën zgjedhore. Pati shkëmbim pikëpamjesh për ecurinë e këtij procesi- tha Zogaj, duke theksuar se të gjitha partitë pjesë e Opozitës së Bashkuara” kanë dhënë propozimet e tyre lidhur me reformën zgjedhore.
Zogaj saktësoi se mungesat e herëpashershme në takimet e opozitës nuk janë politike.
Ai paralajmëroi një takim tjetër së afërmi të opozitës, ku do të diskutihet sërish për reformën zgjedhore.
Në takim kanë marrë pjesë, kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela, si edhe Preç Zogaj.