E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Ja problemet e hasura gjatë regjistrimit të popullsisë

Sipas AK-së, manipulimi ka arritur kulmin në fshatin “Shën Gjergj” të Korçës, ku banorët me emra myslimanë po vetëdeklarohen me kombësi greke.

“Shumë qytetarë po fotokopjojnë formularin e regjistrimit për ta përdorur si dokument në Konsullatën greke. Sipas informacioneve të marra është mëse e qartë se këtu është i përfshirë Konsulli Grek, i cili ka vendosur të shpërblejë qytetarët me një sasi të hollash në këmbim të deklarimit të kombësisë greke. Konsullata ka vendosur njerëz në rolin e sekserit, të cilët ndërmjetësojnë këtë veprim abuziv”, tha drejtori ekzekutiv i AK-së, Redi Rama.

Gjithashtu, ai tha se përfaqësues të Ambasadës Maqedonase u kanë kërkuar qytetarëve në zonën e Gollobordës të deklarohen me kombësi maqedonase.  Aleanca Kuqezi bën me dije se shumë prej regjistruesve janë militantë partiakë dhe nuk kanë kualifikimin e duhur për këtë proces, ndërsa nënvizohet se procesi zhvillohet tërësisht në mënyrë joprofesionale dhe nën presionin e shtetit

Duke marrë shkas nga këto arsye, Aleanca Kuq e Zi deklaron se procesi i Census-it në Shqipëri mbart këto probleme:

1.    Është një proces tërësisht anti-kushtetues dhe i pa mbështetur në asnjë dispozitë të legjislacionit shqiptar.
2.    Ligji i Census-it nuk ka marrë kuorumin e nevojshëm e është votuar me 69 vota në Kuvend, dhe për më tepër është votuar me 4 duar nga deputetët e mazhorancës.
3.    Census-i po zhvillohet në kushtet e një atmosfere dhe rrethanash falsifikimi 20 vjecar të ndryshimit të kombësisë nga mijëra shqiptarë.
4.    Census-i po manipulohet thellësisht në mungesën totale të transparencës nga INSTAT i cili kontrollohet tërësisht në mënyrë politike.
5.    Census-i në pjesën e pyetjeve për përkatësinë e grupit etno-kulturor bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese çka rrëzoi ligjin e gjendjes civile për kombësinë.

Më tej thuhet se përqindja e familjeve që po refuzojnë regjistrimin vjen gjithnjë në rritje. /Start/

                                                                                             2011-10-04 10:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›