E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjet Shqiperi-SHBA


Një pritje e organizuar gjatë pasdites në Ambasadën Amerikane në Tiranë ka bashkuar të gjithë spektrin e politikës shqiptare.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte i pranishëm Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, Kryetarja e Parlamentit Topalli dhe figura të tjera të rëndësishme të shtetit dhe opozitës.

Në një fjalim përshëndetës, Presidenti i Republikës i konsideroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “mikun më të mirë të Shqipërisë. Përfitojmë nga rasti për të falenderuar në emrin e të gjithë shqiptarëve ambasadorin Arvizu, për ndihmën e pakufishme dhe të paçmuar që shteti i tij ka dhënë në vazhdimësi për vendin tonë.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e cilësoi këtë ditë si “një festë e madhe për të gjithë Shqipërinë. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin është një ditë e shënuar në historinë e vendit tonë.

Arritjet tona të këtyre viteve janë mundësuar të gjitha vetëm falë mbështetjes së vendosur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Nga ana e tij, Ambasadori Arvizu e cilësoi e veten "të nderuar që merr pjesë në një përvjetor të tillë". Ai e konsideroi Shqipërinë si një "prej miqve më të mirë të SHBA-së, miqësi që bazohet në vlera dhe miqësi reciproke"

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Zyrtari i OSBE-së takon Berishën e Topallin
Përfaqesuesi i posacëm i Asamblese Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore Roberto Battelli po takon në Tirane disa nga autoritetet më të larta shtetërore të vendit, duke dhënë sigurinë se kjo organizatë do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtësisht me Shqipërinë në të gjitha aspektet e reformës zgjedhore.
Nishani: Po shtohen azilantët
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, gjatë një interviste për Top Channel ka pranuar faktin që muajt e fundit është rritur numri i azilanteve nga Shqipëria në vendet e BE-së. Ai ka njoftuar se kjo situate do të analizohet seriozisht edhe pse eshte shprehur i bindur se rritja e numrit te azilkerkuesve nga Shqiperia nuk rrezikon aspak liberalizimin e vizave.
Hije skandali për makinat e vjetra
Mesditën e 22 shtatorit mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj projektligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht kundërshtimit të fuqimishëm nga opozita. A duhet që presidenti të zgjidhet nga populli?
Bledar Kurti - Në një intervistë televizive, Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, ndër të tjera hodhi idenë e zgjedhjes së presidentit nga populli. Ndryshe nga si e përcakton Kushtetuta, Presidenti Topi deklaroi se do të ishte mirë për vendin që institucioni i Presidentit të Republikës të drejtohet nga një figurë e cila zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Të ikësh nga mejdani
Skender Minxhozi - Kur më në fund të gjithë prisnin një përleshje titanësh në televizion, gjithçka u anulua në minutën e fundit. Jo nga pala që është akuzuar rëndom këto vite si më e trembura, si më frikacakja dhe më e dobëta, por pikërisht nga ajo anë e spektrit politik që sulmin “ballë për ballë” e ka pasur një stil konstant komunikimi.

Lajmet kryesore

Hije skandali për makinat e vjetra
Ligji u miratua pasi u ngritën fabrikat e çmontimit
Financimi i universiteteve private
Heqja e TVSH-së për ushqimet
KESH çkyç biznesin e madh

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›