Shpëtim Saraçi, drejtori i ri artistik i Festivalit të Këngës
04/10/2011 Festivali i Këngës do të mbahet sërish gjatë muajit dhjetor. Këtë vit ai shënon 50-vjetorin e tij dhe një përvjetor i tillë padyshim duhet “kuruar” më së miri. Është ende shpejt për të folur për detaje dhe të veçanta, por mund të thuhet se “ndryshimet” kanë filluar të shfaqen. Mjafton të përmendim se këtë vit do të kemi një drejtor të ri artistik dhe mbase vetëm nga ky fakt mund të aludohet dhe merren me mend edhe ndryshimet që mund të vijnë në organizimin e ngjarjes muzikore. Shpëtim Saraçi është drejtori i ri i Festivalit të Këngës, një kompozitor i njohur dhe popullor në skenën muzikore shqiptare.
Në një intervistë ekskluzive në “Esctoday.com” dhe Gafurr Sahitin, Saraçi ka deklaruar se kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të Eurovision Song Contest do të vijë edhe njëherë përmes Festivalit të Këngës. Festivali këtë vit do të zgjasë katër ditë dhe ka një shpresë se në të do të marrin pjesë dhe shfaqen emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare, të cilët i kthehen këtë vit festivalit.
Pranimi i këngëve hyrëse përfundon më 14 tetor dhe më pas një juri profesionale do të zgjedhë 26 këngët më të mira që do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës.
Festivali i Këngës, tashmë një organizim i traditës në fakt ka qenë thuajse çdo vit menjëherë pas mbajtjes së tij, target për akuza dhe kontestime. Pothuajse pas secilit edicion, këngëtarë dhe kompozitorë të ndryshëm kanë denoncuar festivalin për padrejtësi të ndryshme që mendonin dhe vlerësonin se iu ishin bërë.
Herë të bazuara e herë jo, është fakt që çdo vit nga festivali kanë dalë grupe të pakënaqurish dhe shpesh është shtruar edhe pyetja nëse është ky festival ai që duhet të nxjerrë këngën dhe artistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Evropian.
Këtë vit Shqipëria kishte një pritshmëri të madhe për në “EuroSong” me përfaqësimin në të përmes zërit të Aurela Gaçes, por duket se edhe ky prezantim i fundit nuk ishte aq fatsjellës dhe la pas “zhgënjimin” e radhës për shumë shqiptarë, pavarësisht vlerave të artistes Gaçe. Kënga me tekst të Sokol Marsit dhe kompozim të Shpëtim Saraçit nuk arriti të kualifikohej në finalen e Festivalit Evropian.
b.goce