20 vjet demokraci, AK: PD mban tubim për Sulltan Berishën
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar mesditën e sotme, për mitingun që Partia Demokratike mbajti me rastin e 20 vjetorit të fitores në zgjedhjet e 22 marsit të 1992-it.
Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate për mediat ironizoi mitingun e PD-së. “Shqipëria feston sulltan Nevruzin,PD Sali Sulltanin”,- thekson Aleanca Kuq e Zi.
Aleanca Kuq e Zi shprehet se njerëzit janë detyruar të marrin pjesë në miting, ndërkohë që falënderon qytetarët për pjesëmarrjen e vakët.
Aleanca Kuq e Zi paralajmëron mbajtjen e tubimit të parë të saj si parti politike ditën e shtunë në Elbasan. "Të shtunën fillon orteku kuqezi, në Elbasan si parti politike",- deklaron Aleanca Kuq e Zi.
(el.me/BalkanWeb)