E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulltan Nevruzi, Meta mbarësi për shqiptarët

TIRANË- Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika, vizitoi sot Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë me rastin e festës së Sulltan Novruzit, ku u takua me kryegjyshin Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Duke i uruar të gjithë besimtarëve bektashinj festën e Sulltan Nevruzit, Meta uroi që ky vit të ndikojë në mbarësinë e të gjithë ëndrrave të përbashkëta të shqiptarëve.

“Shpresoj që ky vit dhe kjo ditë të ndikojnë sa më shumë për mbarësinë e të gjithë ëndrrave të përbashkëta të shqiptarëve. Është vit historik, viti i 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe urojmë që të jetë një vit që hedh një hap më të sigurtë për Europën”,- uroi Meta.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›