Rama-Sanninos: Po shkelen afatet e reformës zgjedhore
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE, Stefano Sannino i shoqëruar nga kreu i prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi dhe Shefi i Zyrës për Shqipërinë në Komisionin Evropian, Vassilis Marago ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kreun e PS-së Edi Rama.
Zyra e selisë rozë bën me dije se gjatë takimit Rama shprehu shqetësimin e opozitës për shkeljen e afateve për përfundimin e reformës zgjedhore dhe domosdoshmërinë për adresimin e çështjeve substanciale, "si korrupsioni, ç’rrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, mosfunksionimin e gjyqësorit, problemet me median dhe respektimin e të drejtat e njeriut".
Nga ana e tij Sannino, duke vënë në dukje rëndësinë e miratimit të Planit të Veprimit për 12 rekomandimet e KE, theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të tij në afatet e caktuara. Drejtori i Përgjithshëm i shprehu kryetarit të opozitës angazhimin e Bashkimit Evropian për të monitoruar këtë proces.
Vizita që Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE, Stefano Sannino zhvillon në Shqipëri është e treta brenda pak muajve në vendin tonë. Zhvillimet politike në vend, si edhe plotësimi i 12 rekomandimeve të kërkuara nga BE-ja për integrimin e vendit janë qëllimi kryesor i vizitës së tij në Tiranë.
Dje Sanino zhvilloi takime me autoritetet më të larta të vendit, presidentin Topi, kryeministrin Berisha, i cili i dorëzoi dhe planin e veprimit për anëtarësim, si dhe kryetaren e Kuvendit Topalli etj. Sanino apeloi që integrimi të kthehet cështje kombëtare.
(el.me/BalkanWeB)