200 familje në fshatin Muçaj të Vorës prej 10 ditësh pa ujë të pijshëm

Prej 10 ditësh banorët e fshatit Muçaj në Bashkinë e Vorës janë pa ujë të pijshëm.
Rreth 200 familje të këtij fshati janë detyruar këto ditë që ujin ta sigurojnë në mënyra të tjera, ndërsa probleme mbetet për nevojat higjenosanitare.
Në një denoncim për Vizion Plus, banorët thonë se kanë trokitur disa herë në dyert e ujësjellësit por ende nuk kanë marrë zgjidhje si dhe nuk e din pse nuk kanë ujë në banesat e tyre.
Banorët thonë se kjo situatë nuk është e jashtëzakonshme, pasi shumë shpesh mbeten për ditë apo javë të tëra pa ujë në çezmat e tyre.
/Vizionplus.tv/