E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gabimi i Albanos, Diola Dosti: Nuk do të ta fal asnjëherë

Nutricionistja Diola Dosti ka qenë e ftuara e mbrëmjes në emisionin “Albano Shoë” në Vizion Plus, ku ka treguar më shumë detaje nga jeta e saj personale, por edhe raportet me Albano Bogdon, të cilin e ka pasur komshi.

Albano deklaroi se ai asnjëherë nuk ka bërë analiza, dhe për këtë gjë, nutricinistja i tha se nuk do ja fal asnjëherë.

“Nutricioni nuk ka të bëjë me dobësim. Të kesh komshie një nutricioniste dhe të mos bësh një herë analiza, nuk ta fal asnjëherë”, tha ajo.

Diola më tej tregoi edhe periudhën kur ka marrë pjesë në Miss Albania dhe pasi i thanë se ishte mbipeshë, mbajti një dietë të fortë e cila i shkatërroi edhe veshkat.

“Isha 56 kile kur mora pjesë në Miss Albania me Fadil Berishën dhe isha mbipeshë. Mbajta një dietë që më bllokoi veshkat, sepse nuk pija as ujë”, tha Dosti.

Pyetjes së Albanos se çfarë ndodh me ne kur vdesim, Diola Dosti iu përgjigj: “Ne nuk vdesim. Nisur nga teoria universale, energjia nuk shuhet. Energjia kthehet në lule, në flutur”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›