E Martë, 3 Nëntor 2026

“Përralla” e Tim Pieters: Eliminoi Ajaksin, ndërsa shokët fituan

Të gjithë duan të kenë një shok si Tim Pieters, protagonisti i fitores 3-2 të Hercules (skuadër që militon në kategorinë e katërt holandeze) përballë Ajaksit në Kupën e Holandës. Gjigantët e futbollit holandez u eliminuan nga Kupa, ndërsa sulmuesi shënoi 2 gola që do ti mbajë mend gjatë.

Askush nuk besonte që një skuadër amatore do të eliminonte Ajaksin, por shokët e dhomës (lojtari duhet të ndajë qeranë, pasi paga e një futbollisti amator nuk është e lartë)  së Pieters kishin besim se ai do të shënonte përballë “harkëtarëve”. Nëse Tim Pieters  shënonte gol në sfidën mes Hercules dhe Ajax koeficenti ishte 751. Shokët vendosën 15 euro dhe fituan 11.265 euro.

Një dhuratë shumë e bukur për Krishtlindje nga shoku i dhomës, ndërsa vetë Tim Pieters festoi si protagonist një kualifikim historik përballë një emri të madh si Ajax.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›