E Diel, 1 Nëntor 2026

200 mijë italianë diplomohen në Shqipëri

 Aurora Allushaj

Je lodhur duke studiuar? Stres, provime, frekuentime leksionesh? Biblioteka juaj është mbushur me libra? Tashmë nuk ju nevojiten më. Gjithçka mund të zgjidhet me një klikim të vetëm. Mundësia për të pasur një diplomë me zhvillimin e teknologjisë është bërë më e thjeshtë. Për të përfituar diplomën e artë mjaftojnë vetëm disa klikime. Direkt nga shtëpia juaj, në sitin “Trota e Lode” mund të merrni diplomën që gjithmonë keni dëshiruar.

Pa paguar asgjë, të gjithë tashmë mund të realizojnë ëndrrën e jetës së tyre. Skandali i diplomës së Renzo Bossit, djalit të kreut të Lega Nord, të lëshuar nga një universitet në Tiranë, ka bërë që mediat italiane të gëlojnë nga informacionet. Përhapja e skandalit në përmasa të tilla, detyroi edhe vetë Bossin, të heqë dorë nga diploma e tij. Diplomat që mbajnë emrin e universitetit në fjalë tashmë janë bërë një sukses në ueb. Dy ditë më parë është krijuar ueb-siti ww.trotaelode.com, një sukses i jashtëzakonshëm për diplomat online. Janë gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë mijë italianë që kanë aplikuar për diplomat e rreme në vetëm pak orë, ndërkohë, buja e bërë në shtetin italian ka pushtuar edhe rrjetet sociale.

Siti, i cili u krijua për të ironizuar Renzo Bossin në Itali ka arritur të vendosë rekord për sa i përket numrit të klikimeve në të. Ndërsa Prokuroria italiane po heton për të kuptuar se si i riu Bossi ka arritur të diplomohet në Shqipëri pa vizituar asnjëherë vendin tonë. I çuditshëm duket fakti se Bossi ka arritur të kryejë në një vit të vetëm tre vite akademike. Në ueb-sitin italian shkruhet: “Nuk ke dëshirë të studiosh, do të shkosh në diskotekë dhe të dëfrehesh? Harro problemet, plotëso këtë modul dhe shkarko menjëherë diplomën tënde për ta vendosur në mur”. Në krah të shkrimit është pjesa e të dhënave për tu plotësuar: emër, atësia,mbiemri, data dhe vendi i lindjes, dita e diskutimit të diplomës dhe dega.

Pak etapa dhe loja u bë.”Urime, pas shumë mundimesh arritët që të diplomoheni. Të pret një e ardhme e shkëlqyer, do të përfitosh miliona euro dhe do të jeni i rrethuar nga gra të bukura, gjithçka falë diplomës tonë. Kujtohu për ne kur të jesh i pasur dhe i famshëm”. Gjithçka shoqërohet nga një kopje e diplomës online që Renzo Bossi ka marrë. Mediat italiane kanë komentuar me mijëra herë faktin se Bossi i ri nuk arrinte të mbaronte dot shkollën e mesme.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›