200 vjetori i lindjes se Liszt-it

Prirja ime per katolicizmin i ka rrenjet ne feminine time dhe eshte bere nje ndjenje qe mbizoteron tek une. Kete fjali ka shkruar ne vitin 1863 nje gjeni i muzikes asokohe 51 vjecar per te cilin askush nuk do ta besonte nje gje te tille nisur nga sitili i tij i jeteses plot afera dhe preferenca per luks Eshte fjala per Franz Liszt. Sivjet ai ka nje jubile te dyfishte para 200 vjetesh me 22 tetor 1811 ai lindi ne fshatin hungarez Raiding. Perpara 125 vjetesh me 31 korrik 1186 ai nderroi jete ne Bajrojt.
Liszt ishte nje kompozitor dhe nje njeri qe e shijonte jeten ai ishte si te thuash nje popstar i shekullit te 19-te. Krahas artit te tingujve ai i perkushtohej botes se damave. E megjithate ne moshen e mesme ai u terhoq ne nje manastir roman.
Profetizimi i nje dhuntie te jashtezakonshmeBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Sipas legjendes se familjes qysh para lindjes eshte parashikuar rendesia e Franz Liszt-it Nje cigane duhet ti kete profetizuar nenes se tij shtatzene me shfaqjen e kometes se madhe ne vitin 1811 se do te linde nje djale te destinuar per madheshti.
Franz ishte i vetmi djale i Adam Liszt 1776-1827 nje nepunes administrate ne sherbim te princit Esterhazy dhe gruas se tij Maria Anna 1788-1866. Prinderit shume shpejt ishin te vetedijshem per dhuntine e jashtezakonshme te djalit te tyre. Shume shpejt i jati luajti rolin e nxitesit te rrepte ngjashem si Leopold Mozart per Wolfgang Amadeus-in. Ne vjeshten e vitit 1820 Franz si nentevjecar u prezantua per here te pare ne publik ne Edenburg/Sopron dhe ne Presburg/Bratislave si interpretues dhe improvizues.
Me babain e tij ai udhetoi shtatorin e vitit 1823 per ne Paris ku Petit Litz entuziazmoi publikun. Ne kete menyre nisi jeta poliglote e tij neper sallone dhe salla koncertesh epiqendra e se ciles ishte Parisi. Vecanerisht damat pariziene ishin te mrekulluara prej atraktivitetit muzikor dhe ekstrentrizmit te Liszt-it. Njera pas tjetres atyre u binte te fiket ne koncertet e tij. Liszt kishte nje efekt qe ne kohen tone eshte konstatuar me Elvis Presley dhe Beatles veren kleriku Quirinus Greiwe ne nje portret te Liszt-it.
Perkushtimi ndaj fese
Bildunterschrift Shtepia e lindjes se pianistit dhe kompozitorit hungarez Franz Liszt ne Raiding.
Ne aspektin fetar terheqin vemendjen dy kapituj te biografise se shumeanshme te Liszt-it Nje kapitull i vecante eshte viti 1827 vdekja e babait 50 vjecar. Franz u terhoq nga shkelqimi i sallave te koncerteve dhe filloi te jape mesim. Nje dashuri e pafat e shtyu 17 vjecarin drejt literatures fetare dhe filozofise. Ai vendosi kontakte me dijetare te medhenj si Victor Hugo Honore de Balzac dhe Heinrich Heine. Por influencen me te madhe ai e pati nga iluministi Abbe Felicite de Lamennais librin e te cilit Paroles dun croyant Fjalet e nje besimtari Liszt e lexonte me entuziazem. Ai vendosi te behej vet prift.
Pas viteve te endjes me aktivitete artistike dhe turbullira private ne Zvicer Itali e Gjermani ai u vendos me te dashuren e tij Carolyne zu Sayn-Wittgenstein ne Rome.
Martesen Liszt e kishte planifikuar per ditelindje me rastin e 50 vjetorit por kjo nuk u realizua Per shkak te aferave te muzikantit princesha refuzoi. Ketej e tutje Liszt iu perkushtua me intensivisht muzikes sakrale. Deri ne 1870 ai qendroi ne Rome dhe ne pershtatje me dy shpirtrat ne kraharorin e tij ai bente nje jete sa mondane aq edhe pjeserisht jeten e manastirit si murg.
Ndarja nga gjeniu i muzikes Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Manuskript origjinal i nje kompozimi Schubert-Liszt
Ne 1863 ai u terhoq ne nje manastir ne Monte Mario ku ate nder te tjere e vizitoi edhe Papa Piu i IX. Pas udhetimeve te metejshme neper koncerte ne vitin 1865 Liszt u prit nga Papa personalisht i cili e shuguroi ate sipas urdherit te ulet duke e shpallur nje klerik jo sipas celibatit.
Por ai nuk mund te shkeputej teresisht nga jeta e meparshme. Ai serish udhetoi neper koncerte vazhdoi tu perkushtohej damave dhe jetonte ne Rome Budapest e Vajmar. Volumi i veprave te tij muzikore te inspiruara prej besimit eshte i jashtezakonshem krahas 65 veprave korale kishtare bejne pjese edhe kompozimet religjioze per piano. Vepra me e shquar eshte Missa solemnis 1856 e cila krahas meshes se Anton Bruckner-it konsiderohet nder veprat kulmore te muzikes kishtare te shekullit te 19-te.
Gjate nje udhetimi per ne festivalin e Wagnerit ne Bajrojt me 31 korrik 1886 Liszt nderroi jete. Pak dite me pas me 3 gusht ai u varros ne Bajrojt.
Autor V.Filaj-Ballvora dpa kna
Redaktoi A Verbica