E Diel, 1 Nëntor 2026

Parandalimi i dhunes familjare dhe mbrojtja e viktimave ne Kosove

Shtepia e Sigurt ne Gjakove eshte njera nder te gjashte Strehimoret per Viktimat e Dhunes ne Familje dhe te Trafikimit ne Kosove. E aktivizuar ne vitin 2000 ajo ka nje kapacitet pranimi prej 15 shteterish me mundesi zgjerimi ngaqe si strehimore e tipit te hapur viktimave iu lejohet vazhdimi i punes dhe i shkollimit. Sakibe Doli drejtoreshe e kesaj strehimoreje thote se Aktualisht i kemi 15 raste ne strehimore dhe te gjitha jane te dhunes ne familje me perjashtim te nje ish-viktime te trafikimit e cila ka kaluar ne dhune familjare si dhe nje tentim incesti i cili ende nuk eshte vertetuar ne gjykate thote drejtoresha Doli sipas se ciles pervec strehimit dhe akomodimit viktimave ju ofrohet mbeshtetje psiko-sociale keshillime ndihme juridike si dhe sherbime shendetesore.

Me zhvillimin e shoqerise ndryshojne edhe arsyet e dhunes

Sipas Vaxhide Sopjanit sociologe nder arsyet kryesore qe ndikojne ne crregullimin e marredhenieve familjare gjate kohes se tranzicionit ne Kosove mbetet baza materiale. Mirepo me zhvillimin e shoqerise ndryshojne edhe arsyet thote z.Sopjani Procesi i transformimit te familjeve te medha ne te vogla shkalla e pabarabarte e arsimimit mosperballja e lehte me ndryshimet ne shoqeri prurja e kulturave te ndryshme me te cilat nuk jemi mesuar jane disa nga arsyet. Por faktore mund te jene edhe mosha e trete te cilet ne te shumten jane prezent ne familje dhe kur eshte fjala per konflikt gjeneratash ai konflikt drejtperdrejt prek edhe personin e caktuar. Ne raste te tilla me se shpeshti viktima eshte gruaja por edhe femijet thekson sociologja.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vaxhide Berisha Sopjani sociologe

OKB mbeshtet rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave ne Kosove

Rehabilitimi dhe riintegrimi i viktimave te dhunes eshte nje problem tjeter ne vete i cili kerkon angazhim me te madh dhe qasje profesionale. Per kete pritet te ndihmoje programi i lancuar nga pese agjenci te Kombeve te Bashkuara i cili synon adresimin e dhunes ne baza gjinore ne Kosove permes fuqizimit te zbatimit te Ligjit Kunder Dhunes ne Familje Planit Kombetar te Veprimit dhe Strategjise Kunder Dhunes ne Familje 2010-2013.

Sipas Flora Macules keshilltare per qeverisje dhe paqe ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara UN Women Dhuna eshte nje ceshtje shume e ndjeshme e cila i prek te gjitha viktimat gra dhe eshte e perhapur ne te gjithe boten dhe ne te gjitha klasat e shoqerise. Mirepo puna jone eshte qe te ndihmojme ndersa punen kryesore e kane partneret tane qeveritare dhe shoqeria civile. Programi ne vlere prej 800 mije eruosh do te zbatohet ne nivelin lokal ne tri komuna te Kosoves ne Dragash ne Gjilan dhe ne Gjakove.

Por do te preken edhe politikat ne nivelin qendror dhe mendoj qe se bashku do t ia arrijme te pakten te zvogelojme dhunen ne familje.

Bildunterschrift Pamje ilustruese

Ngritja e vetedijes si mase parandaluese

Sipas sociologes Sopjani ne zbutjen e dhunes ne familje me se tepermi mund te ndikoje vetedijesimi i vete personave te prekur. Nuk jam per ate qe gruaja te duroje cfaredolloj dhune sepse dhuna po eskalon dhe po perfundon me perdorimin e forces dhe edhe marrje jetesh. Raste te tilla kemi pasur madje me nje shkalle te larte te arsimit. Por jo per hicgje grate te referojne raste. Gruaja duhet te perpiqet te marre rolin e pajtueses brenda familjes dhe ta bind bashkeshortin e jo te perdor nje fjalor konfrontues sepse keshtu ajo vetem e rrit problemin dhe vije deri ne nje situate kur nuk ka tjeter zgjidhje pervec shkurorezimit thote z.Sopjani sipas se ciles zgjidhja me e mire ne raste te tilla do te ishte mbrojtja e gruas nga gjykata me Urdherin Mbrotjes. Gruaja gezon te drejten te qendroje ne shtepi e prane femijeve por nuk eshte e obliguar te bashkejetoje me bashkeshortin.

Ne familjet kosovare largimi i ushtruesit te dhunes nga familja i papranueshem

Por edhe pse Kosova tashme e ka nje ligj te mire kunder dhunes ne familje me fillimin e aplikimit te tij shihen edhe mangesite thote z.Macula. P.sh. ne ligj kemi nje klauzole ku thuhet se ushtruesi i dhunes largohet nga shtepia. D.m.th nuk do te jete si perpara qe zakonisht gruan me femije e largon policia ne strehimore por largohet ushtruesi i dhunes. Por familjet i kemi ne bashkesi dhe ju mund ta paramendoni cfare mund te ndodh nese policia e largon djalin nga prinderit ndersa nusja mbetet aty si fajtore qe ka shkaktuar nje problem shume te madh per ate familje. Te gjitha keto probleme duhen rregulluar dhe mendoj se duhet specifikuar ne care rastesh mund te largohet ushtruesi i dhunes nga shtepia

Sipas Zyres per Informim te Policise se Kosoves vetem ne gjashtemujorin e para te ketij viti jane lajmeruar 412 raste te dhunes ne familje.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›