Kush i paguan borxhet e Greqise Samit vendimtar i BE-se

Samiti i BE-se zhvillon punimet kete te diele ne Bruksel me tema ende te hapura e pas nje maratone takimesh mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy. Nese arrihet ujdia gjermano-franceze duket se edhe do te gjendet edhe receta perfundimtare per ti dale zot krizes se borxheve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i eurogrupit Juncker kryeministri i Italise Berlusconi kryeministri hungarez Urban
Kryetari i eurogrupit Jean-Claude Juncker tha te shtunen se eurozona ka rene dakord per nje rritje masive te kontributit te bankave ne lidhje me krizen greke. Sipas gjasave bankat do te heqin dore nga 50-60 te pretendimeve financiare qe kane ato ndaj Greqise.
Kerkesa per falje te borxheve greke vjen tanime edhe nga presidenti i shoqates se bankave gjermane Andreas Schmitz ne nje interviste te botuar ne gazeten gjermane Rheinischer Post. Ai kerkon nje falje se paku 50 te borxheve dhe ne te njejten kohe bankat duhet te rikapitalizohen. Bankat evropiane qe humbasin shume para dhe mbesin me shume pak kapital duhet te furnizohen me kapital. Por lu lutem shume jo me pikatore thote Andreas Schmitz.
Ndihmojne bankat apo iu ndihmohet bankave
Por a marrin keshtu bankat pergjegjesine e duhur per krizen me kete kontribut qe ofrojne Kjo eshte nje ceshtje perspektive. Profesori per financat Clemens Fuest nga Universiteti i Oksfordit mendon se diskutimi behet nga nje kendveshtrim i gabuar. Gjithmone thuhet sikur politika po i ve nje barre bankave. Do te ishte e pranueshme edhe nese bankat ne rastin me ekstrem nuk i marrin parate e investuara. Taksapaguesi nuk duhet tu paguaje asnje cent bankave kjo do te ishte e padrejte mendon ai.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Clemens Fuest profesor ne universitetin e Oksfordit keshilltar i ministrit gjerman te Financave
Por nese bankat nuk mbeshteten atehere disa nga bankat qe kane investuar shume ne Greqi do te humbisnin kapitalin dhe do te falimentonin. Kjo do te kishte pasoja ne ekonomine reale.
Profesori nga Haidelbergu Paul Kirchhof mendon se e drejte do te ishte nje heqje dore ne menyre te pjesshme nga pretendimet financiare. Per Bayerischen Rundfunk ai tha se investoret qe i kane dhene Greqise kredi dhe kane marre edhe rendite te larta nga ky debitor i pasigurte duhet te pergatiten qe parate nuk do te kthehen ne ate mase qe pritej.
Ajo qe dihet me siguri eshte se gjendja ne BE eshte teper serioze. Kete e konfirmoi edhe kryeministri i Finlandes Jyrki Katainen pas takimit te politikaneve konservatore te shtunen ne mbremje. Situata ne eurozone eshte shume e veshtire. Ne nuk kemi me shume kohe ne dispozicion.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri grek Jorgos Papandreu ne samitin ne Bruksel
Bankat jane te varura nga politika. Por edhe politika nga bankat. Prandaj ne samitin e BE-se perplasen dy propozime ai gjerman dhe ai francez. Duket se ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble po del fitimtar ndaj idese franceze per ti dhene fondit te shpetimit gati licencen e nje banke qe furnizon me para shtetet ne nevoje.
Negociata te veshtira
Tratativat kane hyre sot ne fazen vendimtare. Presidenti francez Nicolas Sarkozy gjithashtu eshte i interesuar per nje zgjidhje Duhet gjetur nje zgjidhje - strukturore ambicioze nje zgjidhje definitive. Nuk ka rruge tjeter.
Ndersa kancelarja Merkel e cila qendron ne Bruksel ne nje fundjave ndoshta vendimtare per fatin e Bashkimit Evropian e ben te qarte se edhe pse ministrat e Financave te shtunen paten sukses me ujdine per faljen e pjessshme te borxheve nga bankat - Prape keto jane negociata te veshtira dhe prandaj eshte e rendesishme qe Gjermania dhe Franca jane teper aktive ne parapergatitjen e samitit.
Autor Frank Hoffmann/Marco Mller/Lindita Arapi
Redaktoi Angjelina Verbica