2008, viti nderkombetar i gjuheve
Viti 2008 eshte shpallur si Viti Nderkombetar i Gjuheve nga ana e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. UNESCO, te ciles i kane besuar bashkerendimin e veprimtarive per Vitin, eshte e gatshme te kryeje rolin e saj si veprimtare udheheqese. Organizata eshte plotesisht e vetedijshme per rendesine vendimtare te gjuheve per shume sfida, qe njerezimi duhet te perballoje gjate dhjetevjecareve te ardhshem. Gjuhet ne fakt jane te domosdoshme per identitetin e grupeve njerezore dhe individeve dhe per bashkekzistencen e tyre paqesore. Ato jane nje faktor strategjik per te shpene perpara zhvillimin e qendrueshem dhe lidhjen harmonike ndermjet mbare-boterores dhe vendores.
Gjuhet kane nje rendesi kyce per te mberritur gjashte qellimet e Edukimit per te Gjithe dhe per qellimet zhvillimore mijevjecare te miratuara nga Kombet e Bashkuara ne vitin 2000. Si faktor i integrimit social, gjuhet lozin nje rol strategjik ne heqjen e varferise se skajshme dhe urise, ndersa si kolona te alfabetizmit dhe mesimit te aftesive per jetese ato jane edhe te domosdoshme per te mberritur nje arsimim te nivelit te pare universal.
Beteja kunder AIDS, malaries dhe semundjeve te tjera duhet te shfrytezoje gjuhet e grupeve njerezore perkatese per t