E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Rubikut, kapet Tuci

Rubik - Vrasja e Rubikut me ne fund ka edhe nje autor te dyshuar ne qeli. Fatmir Tuci, 27 vjec, eshte dorezuar mbremjen e djeshme ne policine vendore pas me se nje muaji kerkimesh. Tuci akuzohet se me 24 dhjetor te vitit te kaluar vrau, pas nje grindjeje te momentit 24-vjecarin David Perlala. Sipas hetimeve te policise, ngjarja erdhi pasi viktima shkonte te merrte hak per vellane, qe e kishte rrahur disa dite me pare autori i dyshuar i krimit. Ndersa ka shkuar te merrte hak ne nje prej lokaleve te qytetit, ku po pinte 27-vjecari, Perlala ka mbetur viktime, ndersa eshte qelluar me arme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›