E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinderit: Patajt trafikuan vajzen

Tirane - Prinderit e vajzes se trafikuar ne drejtim te Norvegjise akuzojne dy te arrestuarit babe e bir, Astrit dhe Nelger Pataj, si shfrytezues te 20-vjecares. Dje eshte zhvilluar seanca gjyqesore ne ngarkim te dy te dyshuarve ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Si deshmitare jane thirrur prinderit e te demtuares me emrin Silvana, qe ka bere dhe denoncimin. Gjate rrefimit te tyre, te moshuarit deshmuan se vajza e tyre ishte marre nga Astrit e Nelger Pataj, nepermjet mashtrimit e me pas ishte trafikuar ne Norvegji. Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur nga nje leter-porosi drejt vendit nordik, qe ka kthyer edhe pergjigje per ngjarjen. Astrit e Nelger Pataj u kapen vitin e kaluar nga policia e Tiranes.
M.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›