E Diel, 1 Nëntor 2026

2011-a: 20 projekte gërmimesh me 15 shkolla ndërkombëtare

20/03/2012  Në 100-vjetorin e pavarësisë, gërmim në sheshin e Pavarësisë

Gërmimet arkelogjike të një viti më parë kanë nxjerrë në pah potenciale me vlerë të veçanta në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Kështu në Shkodër ka dalë në dritë një mbishkrim në gjuhën latine, në Antigone kanë dalë në dritë gjurmët e teatrit antik dhe në Apoloni fletë prej plumbi. Instituti i Arkeologjisë ka realizuar për vitin 2011, 20 projekte gërmimesh dhe studimesh në bashkëpunim me 15 shkolla të ndryshme ndërkombëtare. Sipas drejtoreshës së Institutit të Arkeologjisë, Shpresa Gjongecaj, për vitin 2012 do të vazhdojnë gërmimet në gjithë territorin e Shqipërisë. Gërmimet shkencore do të startojnë në maj të këtij viti dhe në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë do të ketë një gërmim të mirëfilltë në sheshin e Pavaresisë, ku mund të jepet një panoramë e qartë e qytetërimit të Aulonës. Gërmimet e pesë viteve të fundit janë pasqyruar edhe në një korpus botimesh të kryera nga studiuesit e periudhave të caktuara.

b.goce

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›