Opozita, e pakënaqur nga vizta e Haxhinastos në Maqedoni
20/03/2012 Rajoni, Ministria e Jashtme i jep llogari Kuvendit
Incidentet ndëretnike në Maqedoni kanë përballur zyrtarët e Ministrisë së Jashtme me Kuvendin. Anëtarët e opozitës në Komisionin parlamentar të Jashtëm kanë shprehur rezerva për qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj këtyre incidenteve. Për të dhënë sqarime për të gjitha pikëpyetjet e ngritura nga ligjvënësi lidhur me këto çështje dhe të tjera në rajon në Komision ishte thirrur drejtori në Drejtorinë për Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, Vladimir Pulaj, i cili sqaroi se vizita e ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto i shërben uljes së tensionit. “Kjo vizitë, pavarësisht incidentet e krijuara, të cilat kanë qenë zinxhir dhe që kohët e fundit përfunduan në një akt shumë të shëmtuar, të rrahjes së disa fëmijëve, ishte një vizitë që do të shërbente pozitivisht. Mosrealizimi i kësaj vizite do të jepte një shembull negativ në komunitetin shqiptar”, - tha Pulaj. Gjithashtu ai tha se i është kërkuar sqarime edhe ambasadorit maqedonas në Tiranë Vele Trpevski, i cili është thirrur dy herë në Ministrinë e Jashtme shqiptare gjatë javës që shkoi për të dhënë detaje mbi incidentet me shqiptarët në Maqedoni. “Me ambasadorin vendas këtu është biseduar për këtë çështje. Në një rast kam qenë vetë dhe i kam kërkuar që pala maqedonase duhet të bëjë çështë e mundur që këto incidente të karakterit nacionalist që ngrenë krye të shtypen që në lindje”, - tha Pulaj. Nënkryetarja e Komisionit, deputetja e PS-së Arta Dade, kërkoi informacion të hollësishëm edhe për vizitën e komisionerit Fyle në Shkup, duke kujtuar se respektimi i të drejtave të shqiptareve është kusht për integrimin e Maqedonisë në BE. “Çfarë është biseduar lidhur me këto incidente dhe për dhunën ndaj shqiptarëve, sepse është një çështje shumë e rëndësishme, e cila duhet të futet në axhendën e kërkesave nga ana e Komisionit Evropian për qeverinë e Republikës së Maqedonisë edhe për këtë proces, sepse, në fund të fundit, përtej problemeve që ata kanë me Greqinë, edhe në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit ka pasur një problematikë të caktuar”, - deklaroi ajo. I painformuar për qëndrimin dhe porositë e KE-së për incidentet në Maqedoni, Pulaj tha vetëm se kryekomisioneri Fyle ka kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.
Pjesë e diskutimeve në Komision ka qenë edhe Kosova, ku Dade kërkoi detaje mbi qëndrimet e fundit të Kosovës për Shqipërinë e madhe. “Reagimi i kryeministrit të Kosovës ka qenë nëse do të flasim për një autonomi apo ndarje të Kosovës, atëherë shqiptarët do të jenë më mirë së bashku. Ky lloj formulimi nuk bie ndesh me qëndrimin e deritanishëm të institucioneve të larta të shtetit shqiptar, që bashkimi i shqiptarëve do të bëhet në suazën e BE-së”, - tha Lulzim Çota, përgjegjës në Ministrinë e Jashtme.
Incidentet ndëretnike, Haxhinasto drejt Maqedonisë
“Përgjegjësit të vihen para ligjit”
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, zhvilloi disa ditë më parë një vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të ministrit të Jashtëm Nikolla Poposki. Në takimin me këtë të fundit kreu i diplomacisë shqiptare ndër të tjera vlerësoi se marrëdhëniet etnike në Maqedoni duhet të forcohen dhe zhvillohen sipas frymës së Marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja e Ohrit është themelore për ekzistencën e shoqërisë dhe shtetit maqedonas, zbatimi i plotë i së cilës e afron më shpejt Maqedoninë me BE-në. Lidhur me incidentet e fundit në Maqedoni dy ministrat u shprehën se ato nuk kanë prapavijë politike. Ministri Haxhinasto theksoi se këto incidente nuk duhen lejuar të komprometojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Institucionet e zbatimit të ligjit duhet të realizojnë hetim të plotë e të shpejtë dhe mbi autorët e tyre të veprojë ligji.