Shpërthejnë alergjitë e pranverës
20/03/2012 Përhapja prej ndotjes, shpërthimit të luleve e barit të zakonshëm
Alergjia e neglizhuar kërcënon me astmë të përjetshme
Shpërthimi i luleve e barit të zakonshëm janë bërë shkak për përhapjen masive të alergjive pranverore, duke çuar në rritjen e numrit të pacientëve që janë paraqitur për ndihmë te mjeku specialist. Vetëm pranë poliklinikës qendrore në kryeqytet paraqiten dhjetëra raste në ditë, ku pjesa dërrmuese e të prekurve u përkasin moshave të vogla. Mjekja alergologe Mira Xhixha shprehet se gjatë javëve të fundit ka pasur një fluks të lartë pacientësh që janë përballur me komplikacione shëndetësore të shkaktuara nga dalja në ajër e poleneve të luleve apo mikrobeve të caktuara. Krahas zgjimit të alergjive të vjetra, mjekja pohon se në listën e të prekurve janë shtuar edhe shumë pacientë të rinj, që janë diagnostikuar për herë të parë. Ajo çfarë shfaqet si më shqetësuese është fakti që shumë nga pacientët neglizhojnë simptomat e kësaj sëmundje, duke rriskuar kalimin në azmatikë të përjetshëm. Moshat më të prekura janë moshat aktive, 20 deri ne 40 vjeç, por shqetësuese paraqiten edhe moshat e vogla mbi 5 vjeç. Mjekja tregon se hunda është e para që shfaq shenjat e alergjisë nga poleni. Rënia në kontakt e polenit me mukozën e hundës çon në shfaqjen e reaksionit alergjik, i cili manifestohet me simptoma të ndryshme, siç janë teshtimat e forta, kullim hundesh, kruajtje e hundës ose të lëkurës pranë saj, kruajtje dhe ënjtje përreth syve, lotim të syve kollë të vazhdueshme. Një ndër masat më të mira parandaluese është bërja e vaksinës, por kjo vetëm pasi ta përcaktojë mjeku specialist. Vaksinën e cakton mjeku alergolog, mund ta fillojë në çdo lloj periudhe. Bëjnë të mundur uljen në minimum të simptomave të alergjisë dhe parandalimin e komplikacioneve apo të rëndimit të alergjive dhe këto janë rastet që kapen fillimisht, vendoset diagnoza dhe i nënshtrohen mjekimit të rekomanduar nga mjeku alergolog dhe priten që këto raste të mos përsëriten shenjat, të jenë të reduktuara në minimum dhe të parandalohet rëndimi, apo komplikimi", - pohon Xhixha.
Këshillat
Mbajtja nën kontroll e alergjive
Mjekja alergologe tregon se duhet bërë kujdes i veçantë në trajtimin më të hershëm të sëmundjes për të shmangur kalimet në stadet kronike. E para gjë që duhet bërë në raste të tilla është shmangia e ambienteve që përmbajnë sasi të larta mikrobesh. Më tej mjekja shton se gjithashtu është shumë e rëndësishme për pacientët që e dinë se janë alergjikë dhe që vuajnë nga këto sëmundje të qëndrojnë sa më larg ambienteve në të cilat dihet se ka sasi të lartë polenesh në ajër. “Të shmangen dhe të evitohen daljet gjatë pikut të poleneve në ajër, siç është ora 9:00 deri më 11:00 të ditës. Kjo për sezonin ku bëhet dalja e tyre për një periudhë gati dymujore, ndërkohë që gjatë stinës së verës ato dhe largohen. Favorizues në këtë rast për të sëmurët alergjikë është moti me lagështirë, i cili ndihmon në mbytjen e mikrobeve të ndryshme që krijohen te pacientët e prekur. Qëndrimi në ambiente më të mbyllura është e mirë”, - shprehet mjekja Xhixha. Ndërkohë këshillohet të tregohet një kujdes i veçantë edhe në mbajtjen e temperaturave të duhura në ambientet përreth të sëmurëve. Për fëmijët këshillohet që sapo të kthehen në shtëpi nga lojërat t’u lahet koka dhe t’u ndërrohen rrobat, pasi në to mund të jenë ngjitur polenet apo mikrobe të tjera, të cilat mund të kalojnë dhe te pjesëtarët e tjerë të familjes. Po ashtu vizitat te mjeku specialist duhet të jenë të vazhdueshme.
Simptomat
Rënia në kontakt e polenit me mukozën e hundës çon në shfaqjen e reaksionit alergjik, i cili manifestohet me simptoma të ndryshme, siç janë teshtimat e forta, kullim hundesh, kruajtje të hundës ose të lëkurës pranë saj, kruajtje dhe ënjtje përreth syve, lotim të syve kollë të vazhdueshme. Këto janë simptomat tipike të shfaqjes së alergjive pranverore.
Kujdes
Duhet treguar kujdes i veçantë, pasi shpesh pacientët e neglizhojnë alergjinë e polenit, e cila mbart pasoja të rënda. Kjo pasi një alergji e tillë kthehet në astme të përjetshme. Neglizhenca e alergjisë nga poleni mund të sjelle edhe komplikacione të tjera, si inoziti nga bllokimi i vazhdueshëm i hundëve dhe në raste të caktuara mungesë të nuhatjes.
Vetëm mjeku vendos kur duhet bërë vaksina
Bërja e vaksinës mban larg të gjithë shkaktarët e rëndimit të alergjive dhe bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes. Marrja e vaksinës përcaktohet vetëm nga mjeku specialist në varësi të ekzaminimit për gjendjen shëndetësore të pacientit, pasi jo të gjithë e kanë të nevojshme marrjen e vaksinës, ndaj para marrjes së vaksinës bëhen edhe analizat specifike. Vaksina është i vetmi mjet që e përshtat organizmin dhe e bën të pandjeshëm ndaj shkaktarëve të alergjive. Vaksina nuk jepet për rastet e lehta. Ajo këshillohet për rastet më të rënda, në të cilat sëmundja ka avancuar më shumë dhe është shumë e vështirë që të ndërhyhet me metodat e tjera kuruese, kryesisht moshat aktive dhe të sëmurët kronikë nga alergjitë duhet të marrin këtë vaksinë.