E Diel, 1 Nëntor 2026

2011, pesë festivale filmi në Shqipëri

Kur prej 4 vitesh nuk organizohet per ceshtje fondesh festivali kombetar i filmit shqiptar, Qendra Kombetare e Kinematografise ka miratuar 5 nga 10 projekte festivalesh filmike qe synonin realizimin per vitin e ardhshem. Këshilli Miratues i Projekteve, i mbledhur më 26 korrik në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë i ka miratuar të pestë projektet e festivaleve filmike, edhe pse ne Shqiperi produktet kinematografike nuk i kalojne 5 premiera ne dy apo tre vjet.

Dhjetë projektet e festivaleve që u paraqitën këtë vit në Qendër u shqyrtuan në dy mbledhje, fillimisht më 28 qershor dhe ne mbledhjen e fundit keshilli miratoi të gjitha projektet që nuk u përjashtuan në fazën e parë.

Ky informacion është shpallur në faqen zyrtare të Qendrës, ku nuk ka asnjë të dhënë më tepër rreth motivimit që keshilli miratues i projekteve ka dhënë për projektet e miratuara dhe shifrat e financimit.

Projektet që do të financohen nga QKK janë: "Anifest Rozafa 2010" për të cilin ka aplikuar, "Tirana International Film Festival 2010" , "Giffoni Film Festival-Shqipëria", "Java e Filmit Shqiptar" dhe "Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit në Durrës".

Projektet e festivaleve që u hoqën qysh në fillim nga lista ishin: "First Step Film Fest", "Shqipëria thesari i kineastëve", "Albanian Film Music" dhe "48 hour film project".

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›