E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët zhvlerësojnë valutën. Bie vlera e euros dhe dollarit

Kjo javë krahasuar me një javë më parë ka sjellë një zhvlerësim të lehtë të valutave në raport me monedhën kombëtare lek. Sezoni turistik dhe kthimi i emigrantëve për pushime prej disa javësh po jep efektet e tij në kursin e këmbimit të lekut me euron dollarin dhe paundin. Sic ka ndodhur par 4 javë me radhë edhe kjo javë mbyllet me rënie të vlerës së dy valutave kryesore euro dhe dollar.

Në mesditën e kësaj të shtune në tregun valutor të Tiranës një euro këmbehej në blerje me 136 lekë në një kohë që një javë më parë kursi i këmbimit ishte fiksuar në 136.5 lekë. Kjo javë pra ka sjellë një zhvlerësim të euros me rreth 0.5 lek. Këto vlera janë të përafërta edhe me kursin zyrtar të këmbimit i fiksuar nga banka qëndrore.

Ndërkohë sipas shifrave të mesditës të së shtunës së 31 korrikut rezulton që dollari të jetë zhvlerësuar edhe më shumë. Ai këmbehet me 104.1 lekë në një kohë që një javë më parë këmbehej 105 lekë, pra me zhvlerësim prej 0.9 lekësh.

Me rreth 0.6 lekë ndryshon kursi i këmbimit për shitjen e monedhave të huaja, duke patur një marzh të njëjtë fitimi mes blerjes e shitjes për njësitë valutore. Sipas ekspertëve kjo tendencë që është vënë re gjatë gjithë muajit korrik për shkaqe të njëta pritet të vazhdojë edhe muajin tjetër.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›