E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e kamionistëve në Greqi, qeveria mobilizon ushtrinë

Greqia mobilizon ushtrinë ndërsa furnizimi i turistëve bëhet gjithnjë e më i vështirë kamionët e ushtrisë dhe anije të marinës do të garantojnë furnizimin me karburant në sektorët më kritikë bënë të ditur burime qeveritare pas një takimi të kabinetit një ditë pasi vendosmëria për të vazhduar grevën degjeneroi në dhunë ndërmjet kamionistëve dhe forcave të rendit në Selanik.

Ndërkohë ushtria ka marrë përsipër furnizimin e strukturave të rëndësishme si aeroporte, spitale dhe centraleve elektrike. Furnizimi i zonave turistike në Greqi me karburant dhe mallra ushqimore, po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Megjithë një urdhëresë urgjente të qeverisë në Athinë, shoferët e kamionëve dhe autocisternave vendosën të vazhdojnë grevën e tyre.

Ata protestojnë kundër liberalizimit të planifikuar nga qeveria në sektorin e transportit. Ligji është pjesë e marrëveshjes mes qeverisë greke dhe BE-së e FMN-së për shmangien e falimentimit shtetëror të vendit të zhytur thellë në borxhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›