E Shtunë, 31 Tetor 2026

2011-ta, viti imakinave elektrike

SHBA- Automjetet elektrike kanë disa vite që janë hedhur në treg, por ekspertët e industrisë thonë se bateritë me efiçente, përmirësimi i cilësisë dhe pranueshmëria më e madhe nga ana e konsumatorëve mund ta shndërrojnë 2011-ën në vitin e makinës elektrike.

Makinat elektrike pritet të bëhen diçka e zakonshme në vitin 2011. Dhe kompanitë e prodhimit të automjeteve duan të përfitojnë nga një treg tërheqës. Nissan thotë se marka e re “Leaf” do të jetë tërheqëse për konsumatorët që janë ambjentalistë por edhe të kujdesshëm me financat. Çmimi është rreth 30 mijë dollarë, por drejtori i planifikimit të produkteve Mark Peri e quan një makinë familjare të përballueshme.

Kompania franceze Peugeot po hyn në lojë me modelin iOn, që është krijuar për udhëtime të shkurtra në qytet.

Ndërsa modeli i vogël i Renosë. Tëizy me dy vende karikohet për më pak se katër orë. Reno thotë se me një rreze 100 kilometra për një karikim, është ideale për t’u përdorur në qytet.
Por ekspertët e kësaj industrie thonë se rrezja e kufizuar e shumë makinave elektrike është ende pengesë për konsumatorët.

(e.n/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›