E Shtunë, 31 Tetor 2026

I pari eklips diellorpër vitin 2011ndodh më 4 Janar

PARIS- Eklipsi i parë diellor për vitin 2011 do të ndodhë më 4 janar, por do të jetë vetëm i pjesshëm. Në Evropë do të jetë i dukshëm në veri të Suedisë në 08:50 GMT, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.

Në Francë, më shumë se gjysma apo dy të tretat e diskut diellor do të pengohet nga hëna në të rreth 08:00 GMT. Koni i hijes do të prekë fillimisht në sipërfaqen e Tokës në veri të Algjerisë, rreth orës 06:40 GMT dhe do të lëvizë në drejtim të lindjes pothuajse të gjitha vendet e Evropës Perëndimore, ku do të mund të shijohet një eklipsi i pjesshëm në agim.
Banorët e Kajros, Jerusalemit, Stambollit dhe Teheranin do të kenë gjithashtu një mundësi për të vëzhguar eklipsin.

Vëzhgim i eklipsit që ndodh të martën, kur Hëna do të fshehë pjesërisht diellin duke qëndruar praktikisht para tij, është tepër i rrezikshëm për sytë që duhet të mbrohen përmes syzeve "plotësisht të errëta në dritë normale", sipas autoriteteve shëndetësore franceze.

Një ngjarje të këtij lloji, me vëzhgimin të drejtpërdrejtë të diellit, përbën rrezik për një dëmtim korneal të llojit ''keratitis", e lidhur kryesisht me dritën ultravjollcë, që krijon dhimbje por i kthyeshëm dhe kapërcyeshëm brenda disa ditësh", njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë (DGS), në një deklaratë.

Ka edhe rreziqe për dëmtim retinal "të llojit djegie retinale'' për shkak të efektit termik të rrezatimit diellor dhe një efekti fotokimik në qelizat e retinës veçanërisht të pambrojtura. "Ky efekt mund të jetë i pakthyeshëm dhe të çojë në probleme të rënda me shikimin'', theksohej në deklaratën e DGS-së.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›