2012, shkencëtarët: Stuhia diellore do të shkatërrojë botën

Një dukuri e tillë për herë të parë në Tokë është regjistruar në vitin 1859, kur stuhia diellore pati shkatërruar rrjetin telegrafik në Evropë dhe SHBA, por atëbotë nuk ekzistonte ende rrjeti i zhvilluar elektrik e as bota nuk ishte e varur nga energjia elektrike në atë masë sa është sot.
Shpërthimi i madh i energjisë diellore, e ashtuquajtura “Stuhi diellore” do të mund të paralizonte Tokën në një periudhë trevjeçare, ka paralajmëruar një ekip i shkencëtarëve britanikë.
Sipas tyre, “stuhia” që pritet rreth viteve 2012-2013 do të shkaktonte dëm të rrjeteve elektrike, kolaps të sistemeve komunikuese, rrëzime të aeroplanëve, ndërsa interneti sipas të gjitha gjasave do të ndërpriste funksionimin. Kjo stuhi e Diellit në Tokë do mund të interpretohej si stuhia gjeomagnetike.
Dukuria
Një dukuri e tillë për herë të parë në Tokë është regjistruar në vitin 1859, kur stuhia diellore pati shkatërruar rrjetin telegrafik në Evropë dhe SHBA, por atëbotë nuk ekzistonte ende rrjeti i zhvilluar elektrik e as bota nuk ishte e varur nga energjia elektrike në atë masë sa është sot.
Katastrofa e re do të mund t’i ngjante nga pak skenave të filmit “2012”, paralajmëroi sekretari në ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë, Liam Fox, duke shtuar se stuhia e diellit si ajo e vitit 1859 në botën moderne do të shkaktonte kaos të plotë.
Për arsye të përsëritjes së mundshme të stuhisë diellore, Fox ka thirrur një konferencë urgjente në Londër dhe ka ftuar shkencëtarët që të hartojnë strategjinë me të cilën do të zbuteshin efektet e katastrofës.
Ai ka thënë se më 1898 ka ndodhur një “stuhi diellore” e vogël, e cila ka paralizuar rrjetin elektrik në shtetin kanadez Quebeck.
Ish-këshilltari amerikan për Mbrojtje, Avi Scher ka paralajmëruar botën se nuk bën të presë katastrofën dhe se duhet menjëherë të fillojë aksionin.
Shkencëtarët presin që duke nisur nga viti 2012 stuhia diellore të prekë dhe Tokën me fuqinë e 100 milionë bombave me hidrogjen. Stuhi të ngjashme në vitin 1859 dhe vitin 1921 ku u shkatërruan shkrime telegrafike në mënyrë masive, por stuhia në vitin 2012 pritet të jetë me përmasa edhe më shumë shqetesuese.
NASA
Një aktivitet i Yllit kryesor të Sistemit tonë i quajtur “stuhi diellore”, rrezikon të shkatërrojë në vitin 2013 rrjetet elektrike dhe kompjuterike në Tokë. Lajmi është bërë i ditur nga NASA. Kjo Agjenci Hapësinore ka hapur në Uashington për këtë qëllim, një Forum të Klimës Diellore.
Shkencëtari i NASA-s Richard Fischer, “sistemet tona kanë zhvilluar një ndjeshmëri të pashembullt ndaj stuhive diellore. Jemi në fakt, të varur nga aparaturat elektronike. Vala e grimcave, përmes efekteve të saj, mund të shkaktojë edhe prishjen e satelitëve tanë”.
Ndërsa shkencëtari Tom Bogdan, që ka zhvilluar një model matematikor për atë që do të ndodhë, shpjegon: “Shenjat e para të rrezikut do të vinin kur rrezatimi të fillonte të ndërpriste sinjalet e radios dhe të aparaturave GPS. Dhjetë apo njëzet minuta më pas, satelitët që transmetojnë biseda telefonike, TV, dhe informacione të çdo lloji, praktikisht do te zhdukeshin në hapësirë”.
Çfarë mund të ndodhë
Sipas uebsajtit britanik "New Scientist", së fundi shkencëtaret amerikanë kanë lëshuar një raport special ku parashikohet se stuhia diellore do të ndodhë me 22 shtator 2012. Analistët thonë se kjo mund të shkaktojë një katastrofë në Tokë, 90 sekonda pasi një numër i rajoneve në SHBA të zhytet në krizë dhe në sëmundje. Ekonomia do të pësojë humbje më trilionë dollarë, ndërsa rimëkëmbja mund të zgjasë katër deri në dhjetë vjet, fuqia destruktive do të jetë më e madhe se sa uragani Katrina.
Sipas këtij raporti, më 22 shtator 2012 stuhia diellore do të shkaktojë që në mesnatë në Nju Jork të duket një dritë me ngjyrë verbuese dhe publiku do të shohë një lloj të rrallë dhe të shkurtër të aurorës, e cila mund të shihet vetëm mbi Antarktik. Brenda 90 sekondash gjysma e rajonit lindor të SHBA-ve do të zhytet në krizën e errësirës.
Një vit më vonë, miliona amerikanë do të vdesin gradualisht, ndërsa infrastruktura bazike e vendit do të pësojë kolaps.
Banka Botërorë do ta shpallë SHBA në mesin e vendeve në zhvillim, derisa Suedia, Norvegjia, Danimarka, Islanda, Kina dhe Japonia gjithashtu do të vuajnë pasojat nga katastrofa të ngjashme për shkak të stuhive diellore.
Me sistemin e energjisë janë të ndërlidhura sistemet e furnizimit me ujë, supermarketet, infrastruktura logjistike, qendra e kontrollit te sistemeve, tregjet financiare. Kjo do të drejtojë Tokën drejt një katastrofe të paparaparë ndonjëherë.
Ndër të tjera në raport theksohet se brenda një minute e gjysmë të paktën 130 milionë banorë do të mbeten pa energji elektrike, për shkak të shkatërrimit të 300 transformatorëve kryesorë. Vështirësitë e para do të rrjedhin rreth furnizimit me ujë të pijes për banorët që jetojnë në ndërtesa të larta. Po ashtu, për shkak të energjisë elektrike nuk do të ketë as transport dhe metrotë gjithashtu do të ndërpriten. Produktet ditore do të konsumohen shumë shpejt, të gjithë artikujt në supermarkete do të zbrazen brenda një kohe të shpejtë. Probleme do të ketë me bollëk. Çdo gjë që varet nga rryma, nuk do të funksionojë. Pa energji elektrike dhe pa ujë të pijes ndihma shëndetësore dhe emergjenca medikale nuk do të mund të vihet në funksion.
Alternativat e tjera për të zëvendësuar energjinë elektrike nuk do të mund të funksionojnë më shumë se një muaj. Këto janë disa nga ato që thuhen në këtë raport, për të cilin Majk Hap Kejd nga Agjencia Evropiane për Kozmos dhe Grup të Kërkimeve thotë se meriton të ketë një vëmendje.
Teori të tjera
Zhvendosja e poleve disa herë ngatërrohet me ndryshimin e poleve, kur polet magnetike ndryshojnë vend, pra që veriu bëhet jug dhe anasjelltas. Duke studiuar magnetizmin e gurëve antikë, shkencëtarët kanë mësuar se ndryshimi i poleve ka ndodhur në intervale jo të rregullta, përgjatë historisë së Tokës, mesatarisht një herë në 300 mijë vjet. Hera e fundit që ka ndodhur ishte përafërsisht 780 mijë vjet më parë. Sipas profesorit të Universitetit të Kalifornisë, Geri Glaxmajer, i cili ka modeluar këtë fenomen me një superkompjuter, ndryshimi i poleve vjen si pasojë e lëvizjes së hekurit të shkrirë në pjesën e jashtme të kores së Tokës, çka mund të ndryshojë fushën magnetike të Tokës. Ndryshimi i poleve ndodh përgjatë mijëra viteve, periudhë në të cilën polet magnetike mund të shfaqen në vende të çuditshme; për shembull, poli i veriut mund që në mënyrë të papritur të shfaqet në ishullin Tahiti në Paqësor. Kohët e fundit, disa studiues kanë sugjeruar se një luhatje e fushës magnetike në një zonë të quajtur si Anomalia e Atlantikut të Jugut mund të jetë një shenjë e një ndryshimi të poleve në të ardhmen; çka në mënyrë jo të çuditshme mund të ndodhë edhe në vitin 2012, një përforcim për besimtarët e apokalipsit, megjithëse shkencëtarët thonë se kjo nuk ka shumë gjasa të ndodhë.
Nëse ndryshimi i poleve do të ndodhte, sipas gjeo-fizikanit të Universitetit të Stanfordit, Norm Sllip, ajo mund të shkaktonte fenomene të çuditshme.
Aurorat mund të ishin të dukshme në ekuator në vend të poleve, kompaset nuk do të ishin më të besueshme dhe transmetimet radiofonike mund të pësonin efekte të pandreqshme. Rezet qiellore mund të depërtojnë në atmosferën e Tokës me më shumë lehtësi, por në çdo rast jeta njerëzore do të vijonte punën e vet.
Nga ana tjetër, një zhvendosje fizike poli do të shoqërohej me një peshë shumë herë më të lartë të pasojave në koren e Tokës, por edhe pranë sipërfaqes, si për shembull formimi i një vullkani gjigant shumë larg ekuatorit. Në teori, forca rrotulluese e Tokës do të tërhiqte objekte shumë të mëdha të brendshme larg aksit rreth së cilës planeti ynë rrotullohet. Nëse kjo peshë do të ishte mjaftueshëm e pabalancuar, Toka do të vijonte të rrotullohej në mënyrë të paparashikueshme deri sa kjo peshë të rishpërndahej në afërsi të ekuatorit.
Në këtë proces, kontinentet mund të ndryshonin vend nga zona tropikale në Arktik, në një shpejtësi shumë herë më të madhe të lëvizjes të kontinenteve, si pasojë e përplasjes së pllakave tektonike.
Një zonë e vogël në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vërteton se fusha magnetike e Tokës po ndryshon pole.
Mineralet magnetike u krijuan në këtë zonë gurore 15 milionë vjeçare në një moment kur poli verior magnetik po ndryshonte me shpejtësi, duke u bërë poli jugor dhe anasjellas.
Këto “ndryshime të fushave gjeomagnetike” ndodhin çdo 200 mijë vjet, duke u dashur afërsisht 4 mijë vjet për ndryshimin përfundimtar. Por gurët e Nevadës po tregojnë se ndryshimi aktual po ndodh shumë shpejt.
Kushdo që ka me vete një kompas, mund të bëjë matjet e tij, duke parë se poli verior ndryshoi me një gradë vetëm gjatë javës së kaluar, një çast jashtëzakonisht i vogël për kohën gjeologjike.
Ky është vetëm rasti i dytë ku është parë një ndryshim i tillë gjeomagnetik. I pari u përshkrua në vitin 1995 në gurët e Maleve Stins, në Oregon po në SHBA, po nuk u pranua nga komuniteti shkencor. Një shembull i dytë që përforcon këtë teori tregon se ky ndryshim po ndodh shumë shpejt, brenda pak viteve ose një shekulli në vend të mijëvjeçarëve.
Antinostradamus
Po, 2012-a, sipas majave, është fundi i botës, por çfarë mendon Nostradamusi? Pyetja nuk është aq e lehtë, duke qenë së flitet për profeci, por ne e dimë, që kur kemi filluar së foluri për fundin e botës sipas majave. Duke folur për profeci, atëherë është një rast i përshtatshëm për të marrë mendimin e ekspertit më të mirë universal për profecitë ose Nostradamusit, i cili njihej ose si sharlatan, ose më i shkolluari ndër njerëzit, me pak fjalë: Njeriu i mistershëm të cilit edhe sot në ditët tona i përkushtohen studime serioze ndërkombëtare. Kështu, është ndërmarrë nisma nga Agjencia Adnkronos që sfidoi Ranucio Boskolon, njëri nga njohësit më të mëdhenj të profecive të Nostradamusit dhe të mësuesit të tij Sigismondo Fanti, autor i “Summa Prophetica”, nga e cila frymëzohet astrologu francez. Dhe ja se çfarë thotë eksperti. “Më 2012-n nuk do të jetë fundi i botës. Sa herë që janë lëshuar deklarata sensacionale për fundin e botës, gjithmonë janë provuar vetëm flluska sapuni”, - thekson Boskolo. Në veçanti, ai, duke iu referuar tezave të tij, nënvizon një nga citatet që përmbajnë shkrimet e Fantit: “Kur L’Auge del Sol te Bricjapi”. Kjo shprehje shpjegon se “trego diellin më 21 dhjetor”. Nisur që këtu, deduktimi, sipas së cilit “çfarëdo gjëje mund të vijë atë ditë do të jetë e lidhur me diellin dhe çfarëdo efekti astronomik që të vijë mbi planetët e tjerë”. “Ka mundësi që Fanti i referohej një fenomeni astronomik siç mund të jetë një eklips, - thotë Boskolo dhe më tej shton se pas cilës bota duhet të rikthehet në diell. - Shpresojmë që bota do të hapë sytë mbi një realitet tjetër shqetësues”. E nëse do të mendoni për UFO-t, Boskolo kujton që edhe pse “2012-a korrespondon me 5772 në kalendarin hebraik, një datë e rëndësishme, nga ku mund të verifikohet arritja e përballjes së vërtetë mes Lindjes dhe Perëndimit”. Kështu mund të presim “arritjen e një ekuilibri mes dy blloqeve, pas përballjes së madhe. “Mund të jetë një Lepanto e re, - shpjegon studiuesi. - Nuk do të jetë e gjitha rozë dhe me lule, por e rëndësishme është të dimë të mbledhim sinjalet e diellit: atëherë kur ka shenja në diell kurrë nuk duhet të merret nëpër këmbë”.