E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet kthehen ne atdhe

Disa mijera emigrante shqiptare qe po kthehen nga Greqia ndajne opinione te ndryshme per situaten e tyre te qendrimit ne Greqi. Per shume prej emigranteve kriza ekonomike eshte thelluar ndersaqytetare te tjere thone se permes punes po u mbijetojne veshtiresive. Grupe te rinjsh shqiptare qe jetojne ne Greqi thone se nese edhe ne vitin 2011 vazhdon te shtohet papunesia do te mendojne kthimin ne atdhe.

Shqiperia nis dhe e ndien kthimin e emigranteve vecanerisht gjate festavepor diteve te fundvititritmet e levizjes ne kufi jane me masivet e gjithe vitit. Per shkak edhe te tradites shqiptaret e festojneKrishtlindjen dhe Vitin e Ri prane familjeve te tyre ne atdhe.

Ndryshe nga disa vite me pare kur emigrantet qe ktheheshin nga Greqia vinin me disa canta te stergjata ne sup tani kthehen me makinat e tyre qe te gjitha prodhime te viteve te fundit. Pozita e tyre ka ardhur vit pas viti duke u permiresuarpor dy vitet e fundit kriza ekonomike qe ka mberthyer Greqine po mbart edhe per shqiptaret qe jetojne ne kete vend sfida te medha.

Kristo Hysenbelliu thote se thellimi i papunesise i ben emigrantet pesimiste. Madje ai thote me skepticizem se vitin tjeter do te jete shume me i vogel numri i emigranteve qe do te kthehen per festat per shkak te krizes ekonomike.

EdheSafeti nje tjeter emigrant qe udheton drejt Fierit se bashku me bashkeshorten thote se ky vit ishte me i dobet per ekonomine e emigranteve.

Nje pjese jo te vogel te shqiptareve ne Greqi e perbejne te rinjte. Florenci sapo e ka ndertuar familjen e tij dhe me bashkeshorten ndiejne veshtiresite e emigracionit. Nese sivjet nuk do te funksionoje do te mendojme kthimin - thote cifti i ri.

Por Hyseni nje emigrant qe jeton ne Athine thote se pavaresisht krizes cdo njeri qe punon i kapercen veshtiresite. Sipas tij shqiptaret jane punetore ne Greqi dhe kjo i ka bere ata te integrohen me dinjitet ne shoqerine greke.

Shqiperiaende nuk ka analiza te qarta se sa po ndikon ne ekonomine e vendit pozita gjithnje e me e veshtire e emigranteve shqiptare ne Greqi. Raportimet e Bankes se Shqiperise kane folur dy vitet e fundit per nje renie te dergesave valutore te shqiptareve nga Greqia.

Tonet e ashpra politike mes pozites dhe opozitesduket se kane lene pas edhe premtimet qe iu bene emigranteve per nje lehtesim te investimeve te tyre ne Shqiperi nese ata do te vendosnin te ktheheshin per te hapur sipermarrjet e tyre.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›