Liberalizim vizash edhe me Kanadane

Gazeta kanadeze Toronto Sun raporton se vendet e Ballkanit Perendimor mund te levizin lirisht vitin e ardhshem pas shqyrtimit te nje mundesie te tille nga qeveria kanadeze
Kanadaja mund te liberalizoje vizat vitin e ardhshem per Shqiperine bejne te ditur mediat kanadeze. Sipas te perditshmes Toronto Sun qeveria kanadeze po shqyrton mundesine e liberalizimit ne bllok te vizave te qendrimit afatshkurter per vendet e Ballkanit Perendimor pas pranimit te tyre ne vendet qe lejohet te qarkullojne lirisht ne zonen Shengen. Shqyrtimi i nje mundesie te tille sipas gazetes do te behet vitin e ardhshem.
Mundesite
Liberalizimi i vizave mes shteteve te zones Shengen dhe Shqiperise me shume sesa nje mundesi per bashkeqytetaret tane per te levizur te lire ka treguar edhe se Shqiperia sikurse edhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor ka arritur nje fare standardi te barabarte me vendet e Bashkimit Evropian per sa i perket kontrollit te kufijve cilesise dhe sigurise se dokumenteve luftes ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Si pasoje keto standarde jane te peraferta me vendet e Amerikes se Veriut qe kane gjithashtu nje politike te rrepte ne fushen e levizjes se lire. Pas zones Shengen Kanadaja dhe ndoshta ne te ardhmen edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te mundesojne levizjen e lire per qytetaret shqiptare sic bejne te ditur edhe burimet nga qeveria e Otaves per mediat kanadeze.
Nje rruge e gjate
Por per te ardhur ne nje dite ku nje mundesi e tille shihet ne horizont Shqiperia kaloi mjaft sfida me fazen e pare qe ishte edhe qellimi paresor liberalizimi i vizave me vendet anetare te zones Shengen pra me Bashkimin Evropian pa Britanine dhe Irlanden plus Zvicren Lihtejnshtejnin dhe Norvegjine.
Ne qershor 2006 Shqiperia u be vendi i trete ne Ballkan qe nenshkroi Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian ndersa ne shtator 2007 Bashkimi Evropian nenshkroi me Shqiperine marreveshjen e lehtesimit te vizave qe hyri ne fuqi me 1 janar 2008. Nderkaq ne qershor 2008 Komisioni Evropian paraqet udherrefyesin per Shqiperine ne baze te te cilit duhet te plotesohen kushtet per vizat. Nje vit me vone ne prill te vitit 2009 hyn ne fuqi Marreveshja e Stabilizim-Asocimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian nderkaq Shqiperia paraqiti prane Bashkimit Evropian kerkesen e saj per tu anetaresuar ne BE.
Beteja e fundit do te vinte ne vitin 2010 kur ne muajin maj Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen pasi dy vendet kishin permbushur kushtet ndersa dy muaj me vone ne korrik ekspertet e Bashkimit Evropian mbyllen misionin e fundit te kontrollit teknik per vizat duke theksuar se Shqiperia kishte permbushur kushtet. Ne shtator 2010 Parlamenti Evropian miratoi me shumice absolute votash liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe ne nentor 2010 Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se mori vendimin perfundimtar ne favor te liberalizimit te vizave per Shqiperine. Dhjetori i ketij viti i gjeti shqiptaret me mundesine e festimit te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri ne cilindo kryeqytet te Evropes pasi dhjetori shenoi liberalizimin e vizave per vendin tone.