E Shtunë, 31 Tetor 2026

2012, viti i euros, përpjekje të BE-së për daljen nga kriza

Viti 2012 do të jetë një vit vendimtar për Eurozonën tashmë të dobësuar. Do të jetë viti kur plani i shpëtimit të euros, i projektuar nga Gjermania dhe Franca, gjatë dhjetorit në Bruksel, ose do të marrë startin në frymën e re të Bashkimit Evropian, ose do të tretet në mesin e grindjeve nacionaliste.
Mediat ndërkombatre vënë në pikëpyetje suksesin e planit i cili do të zyrtarizohet në muajin mars për të ndjekur rrugën e integrimit politik dhe ekonomik. Lidertë e BE-së të cilët bënë publik planin më 9 dhjetor, kanë punuar për ta cilësuar atë si të vetmen rrugë përpara - jo vetëm për 17 vendet e Eurozonës, por për të 27 anëtarët e bllokut evropian. Plani i ri pritet që të rikthejë besimin e investitorëve në euro, duke u kërkuar vendeve jo vetëm të kursejnë më shumë, por për herë të parë, duke vendosur sanksione ndaj atyre që dështojnë t`i përmbushin objektivat e kursimit. Në një analizë CNN thekson se plani kërkon të shpëtojë Eurozonën me transferimin e një mase të paparë të sovranitetit të vendeve të BE-së në Bruksel. Njëra nga arsyet e pakënaqësisë që po kalon në tone nacionaliste, është se pakti shihet gjerësisht si një strategji e imponuar nga Gjermania, për të rregulluar problemet e kontinentit.
Berlini, i cili ka paguar pjesën e ndihmës për Eurozonën, përballet me një rezistencë të madhe të vetë qytetarëve të tij ndaj çdo marrëveshjeje që do të parashihte transferimin e fondeve në vendet e prekura. Sipas formulës gjermane, vendet periferike duhet të zbatojnë kursime më të mëdha, ndersa Gjermania motori ekonomik i Bashkimit Evropian përdor industritë e tij të eksportit për të forcuar rritjen ekonomike dhe për të kthyer shëndetin e euros. Dyshimet rreth paktit të ri nuk shprehen vetëm brenda vendeve të Eurozonës. Pasiguri ka edhe në disa vende të BE-së, që nuk e përdorin monedhën euro. Ndërkohë vendimet mbeten për tu parë në muajt e ardhshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›