E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët pesimistë, pak shpresë për daljen nga kriza

Fishekzjarret shumë ngjyrëshe ndriçuan qiellin e Akropolit në Athinë, për të startuar fillimin e vitit 2012 nën një klimë të zymtë të ekonomisë greke. Por frika për një vit të keq nga ana ekonomike duket se ka ulur edhe rritmin e festimeve. Greqia përballet me një tjetër vit të vështirë ekonomik por mbi të gjitha i duhet edhe të qëndrojë në programin e saj të reformave për të qëndruar në zonën euro. Në fjalimin e tij drejtur kombit kryeministri Lukas Papadhimos tha se 2012 është një vit shumë i rëndësishëm, ndërsa theksoi se edhe me ndihmën e zotit mund të kalohet kriza.
"Një vit shumë i vështirë qëndron përpara nesh. Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona me vendosmëri, për të qëndruar në euro, për t`u siguruar nuk i kemi humbur sakrificat sakrificat për të luftuar krizën dhe për të kontrolluar falimentim," tha Papademos në një fjalim televiziv.
Me një papunësi në rritje, ulja e mëtejshme e pagave dhe pensioneve, humori edhe për festat e fund vitit në kryeqytetin grek ka qënë i zymtë. Ekonomia greke është në një situatë të vështirë prej 5 vite me radhë, ndërsa kriza ekonomki solli edhe ndryshimin e qeverisjes.Shtypi grek ende pasqyron me pesimizëm kalimin e kësaj situate duke iu referuar edhe një letre të dërguar nga FMN-ja për kryeministrin Papadhimos ku parashikohet një falimentim i mundshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›