E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin mesazh protestuesve

Duke folur për televizionin rus, Putin i ka quajtur protestat “një çmim të pashmangshëm të demokracisë”.

Ditët e fundit, Putin vlerësohet të jetë tallur me lëvizjen e protestave, duke thënë se ajo nuk ka “as program, as lider”, citon Rel. Lëvizja kundërshtare nuk ka bërë të ditur se kur do të thërrasë protestën e radhës, që pritet të zërë vend para zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit në Rusi e në të cilat Putini shpreson të fitojë mandatin e presidentit.

Ndërkohë, policia në Moskë ka arrestuar 60 persona nga 200 sish që ishin mbledhur për të marrë pjesë në protestën antiqeveritare të Vitit të Ri. Protesta nuk e kishte lejen e autoriteteve policore. /Start/

                                                                                             2012-01-01 17:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›