E Shtunë, 31 Tetor 2026

2013-ta shënon viktimat e para, humb jetën 24-vjeçari nga plumbi qorr

Tiranë- Viti i Ri 2013 që në momentin e mbërritjes së tij ka shënuar edhe viktimat e para.

Natën e ndërrimit të viteve një 24-vjeçar ka humbur jetën nga një plumb qorr në fshatin Larush të Krujës.

Ai është identifikuar si Alfres cenaj i cili ishte duke festuar ardhjen e vitit të ri tek disa familjarë. Por ai është goditur nga plumbi qorr, i cili mesa duket është shkrehur në me stë zhurmave të fishekzjarreve.

Nga plumbat qorr janë plagosur edhe dy persona të tjerë, njëri në lagjen nr.3 të qytetit të Durresit, konkretisht shtetasi me iniciale P.H dhe iniciali B.A, 33 vjeç nga Kruja.

Sakaq orët e para të mëngjesit të sotëm një burrë ka humbur jetën pasi është aksidentuar duke udhëtuar me motorçikletën e tij.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›