Bie tavani i lokalit në Linzë, katër të plagosur teksa festonin 2013-ën
Tiranë-Një festë e ndërrimit të viteve për pak nuk është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 31 dhjetorit. Muret e brendshme të një lokali në zonën e Linzës në kryeqytet janë shembur papritmas gjatë kohës kur dhjetra familjarë e të rinj po festonin.
Policia tha se një pjesë e tavanit u shkëput dhe katër persona mes tyre edhe fëmijë mbetën të plagosur. Ndërkohë të lënduarit u transportuan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave që për pak nuk shënuan viktima në njerëz.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: