E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardhja e 2013-ës, shqiptarët ndriçojnë qiellin e Tiranës me fishekzjarre

Tiranë- Viti 2013 është mirëpritur me atmosferë festive me fishekzjarre edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Dritat shumë ngjyrëshe ndriçuan qiellin e metropolit shqiptar sapo akrepat u bashkuan në 24:00, të organizuara nga Bashkia e Tiranës.

Shumë persona e kanë festuar në shesh ndërrimin e viteve, duke festuar në restorante e club-e deri në orët e para të 1 Janarit në shoqerinë e miqve ose të afërmve të tyre.

Rrugët dhe sheshet kryesore janë zbukuruar me drita të shumta shumëngjyrëshe, ndërsa grupe të ndryshme muzikore mbajnë koncerte për të kënaqur qytetarët dhe vizitorët e shumtë.

Ansambli Kulturor Tirana zhvilloi dje një koncert me këngë e valle popullore në qendër të qytetit, duke tërhequr kureshtjen e qindra vizitorëve të rinj e të vegjël, që shëtitin në atmosferën festive të kryeqytetit.

Në Muzeun Historik ende shumë qytetarë dhe turistë nga vende të ndryshme vizitojnë armët dhe përkrenaren e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbej, ndërsa në sheshin pranë tij me të njëtin emër qindra fëmijë e të rritur ndoqen koncertet festive me muzikë folklorike.

Tirana është sivjet një nga qytetet më të mbipopulluara për shkak të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Dhjetëra mijëra njerëz nga Shqipëria, Kosova dhe emigracioni morën pjesë në festimet e këtij 100 vjetori.

Edhe emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë vendit kanë vendosur që edhe këtë vit ta festojnë pranë familjarëve të tyre. Mijëra qytetarë dhe qindra automjete kanë hyrë dje nga të gjitha pikat kufitare të vendit.

Ndërkohë stafi i Gazetës IDEA ju uron nga zemra gëzuar Vitin e Ri 2013! Gëzuar!

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›