2021 /Më shumë investime në bashkinë Dropull

Projektet në infrastrukturë dhe ujësjëllësa, mbeten më të rëndësishmet për institucionin e bashkisë Dropull, të cilat do të vazhdojnë edhe përgjatë 2021. Gjatë një interviste të dhënë për Rtsh Gjirokastra kreu i bashkisë Dhimitër Toli, shprehet se edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë, investimet për zonat rurale morën vëmendjen më të lartë . Janë disa vepra të rëndësishme, të cilat u investuan përgjatë 2020 duke sjellë për komunitetin jo vetëm lëvizjen lirshëm, por edhe për t’i dhënë hapësirë zhvillimit të këtyre zonave.
“Ishte në vit i vështirë , ashtu si në çdo qytet të vendit ,por mund të themi, se bashkia Dropull vazhdoi detyrat e saj. Ndërhymë në fshatin Sofratik për rehabilitimin e rrugëve të brendshme të tij, ku prej 30 vitesh nuk ishte vënë dorë. Në Dropullin e poshtëm, gjithashtu përmirësuam infrastrukturën rrugore ,ndërsa në 2021 do të vazhdojmë me ndriçimin publik dhe trotuaret . Një investim tjetër nga më të rëndësishmit në bashkinë tonë ,është ai i ujësjellësit të ri ,ku kanë filluar punimet në 5 fshatra. Kemi restauruar urën e Llongos që lidh dy fshatra. Me një projekt tjetër nga IPA, kemi bërë të mundur vendosjen e paneleve diellore në shkollën e mesme Dervician, “ shprehet Toli
Janë disa projekte për 2021, të cilat përkojnë kryesisht në zonat rurale , ndërsa pritet që të kemi një rritje të investimeve , kryesishtë në infrastruklturë ,ndriçim dhe mirëmbaitje