E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndërtimi i Unazës së Madhe: IKMT nis aksionin në lotin lindor për shembjen e 5 objekteve!

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e 5 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe.

Objektet janë të madhësive nga dy deri në dy kate, me funksione të ndryshme.

“Unaza e Madhe, IKMT prish 5 objekte. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rifilluar punën sot ne gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. Në pjesën lindore, loti III, Shkozë, IKMT ka nisur prishjen e 5 objekteve, një dhe dy katëshe, me funksione të ndryshme”, informon IKMT.

Unaza lindore fillon nga zgjatimi i Lanës drejt Shkozës, për të kaluar deri në Farkë ku bashkohet me segmentin e përfunduar që të çon në kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan, aks me standardet e kategorisë A urbane, përfshirë veprat e artit, ura, mbikalime, nënkalime, kryqëzime.

Ndërtimi i kësaj vepre infrastrukturore, pritet të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e automjeteve, por njëkohësisht bën të mundur edhe rikualifikimin e zonave përreth.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›