Shirat dhe moti I keq , ndikimi në bujqësi për Gjirokastrën .

Shirat e ditëve të fundit edhe pse nuk kanë sjellë emergjeca në sektorin e bujqësisë për qarkun e Gjirokastrës , sërish krijojnë vështirësi për bimësinë. Specialisti I Bujqësisë Balil Bineri bën me dije se më të riskuarat për shkak të shirave të dendur mbeten bimët një vjeçare , dhe për këtë arsye në këtë periudhë fermerët duhet të tregojnë kujdes për trajtimin me pesticide.
- Kemi patur një mot të keq me shira dhe temperatura të ulta , pra mund të themi që është ndier zyrtarisht dimri. Për qarkun e Gjirokastrës nuk ka patur emergjenca apo dëmtime në tokat bujqësore por gjithsesi risku është për shkak të mbingopjes së tokës me lagështirë. Në këtë periudhë dimërore fermerët merren me punët e sezonit cka përkon me trajtimin e bimësisë. Shirat sjellin pasoja negative në kulturat një vjecare dhe këtu hyjnë të lashtat si gruri e asllat. Për shkak të lagështisë mbi normën rendimenti I tyre do të jetë shumë herë më I ulët . Prandaj trajtimi në këtë përiudhë me nitrat do tu jepte mundësinë e shpëtimit të prodhimtarisë.
Në qarkun e Gjirokastrës sipërfaqet më të larta të mbjella për sektorin e bujqësisë janë ato me kulturat e lashta të cilat zënë një hapësirë prej më shumë se 30 mijë ha.