2023, Vit i rëndësishëm për KMSH

Viti 2023, është një vit i rëndësishëm për komunitetin musliman, pasi shënon 100 vjetorin dhe ka dëshmuar se shërbimi ndaj kombit e besimit janë vlerë dhe mision, theksoi kryetari Bujar Spahiu, në konferencën shkencore “100 vjet Komuniteti Musliman i Shqipërisë”.
Zoti Spahiu u shpreh se ato do të shërbejnë në të ardhmen në përçimin e drejtë dhe të paqtë të mesazhit të Zotit, vijimin e ruajtjes me fanatizëm të tolerancës dhe harmonisë fetare në Shqipëri.
Në vitin 1923, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpalli mëvetësinë dhe u themelua si institucion i pavarur në organizimin e të gjithë veprimtarisë së tij.
Gazetare Melisa Shameti
/ rtsh.al /