E Martë, 3 Nëntor 2026

Policia ndalon të dyshuarit për djegien e makinës së Kozakut, në kërkim edhe porositësi Klevio Serbiano

Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga dy autorët e dyshuar  për djegien e makinës së Kozak Braçit, një përsonazh i njohur në rrjetet sociale. 

Ajo ka arrestuar shtetasit Dorian Limushaj, 40 vjeç, dhe Markelino Laho, 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Mësohet se ata janë paguar me 1500 euro nga shtetasi Kleviol Ahmeti 37 vjeç, personazh i njohur për policinë, ndërsa në rrjetet sociale me emrin Klevio Serbiano. 

Sipas policisë, edhe porositësi Kleviol Ahmeti banues në Lushnje është shpallur në kërkim. 

Nga verifikimet e kryera prej saj ka rezultuar se shtetasi Markelino Laho është arrestuar dhe më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe automjeti me të cilin janë larguar. 

Më 2 dhjetor, në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga flakët makina tip “Benz GLE” e vitit 2017, me vlerë 50 mije euro, e cila ishte parkuar poshtë pallatit ku Kozak Braçi jeton në zonën e Alliasit.

Gazetare Jonela Sagajeva

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›