21 Janari Apeli Fajtore per vrasje nga pakujdesia

Gjykata e Apelit doli me një vendim të formës së prerë për dosjen 21
janari, për të cilën janë nën akuzë ish-komandanti i Gardës së
Republikës, Ndrea Prendi dhe ish-gardisti Agim Llupo.
Kështu, Gjykata vendosi shpalljen fajtorë të të dy të pandehurve për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Një vit burg për ish-kreun e Gardës Ndrea Prendin dhe 3 vite burg për ish-gardistin Agim Llupo. Në sallën e gjyqit të pandehurit përfaqësoheshin nga avokatët mbrojtës, të cilët më pas u shprehën për mediat se do ta anikojmë vendimin. Treshja gjyqësore e Apelit ishte e përbërë nga relator Ervin Metalla dhe anëtarë Agim Bendo e Evgjeni Sinoimeri. Një ditë më parë, Prokurorët e Apelit, Shkëlqim Hajdari e Altin Dumani, përgjatë mbi katër orë procesi gjyqësor u treguan të ashpër në konkuluzionet e tyre, duke kërkuar prishjen e vendimit të shkallës së pare si i dhënë në zbatim të gabuar të ligjit dhe pa analizuar minimalisht provat. Ata kërkuan dënimin me 23 vjet burg të Prendit dhe 25 vite heqje lirie për Llupon. 'Për Ndrea Prendin, thanë prokurorët, kjo gjykatë është thellësisht kontradiktore, e nuk jep në asnjë rresht shkaqet se përse e shpall këtë individ të pafajshëm.Akuza ndaj tij është personale dhe aspak në adresë të Gardës së Republikës'. Prokuoret vijuan më tej duke kundërshtuar vendimin e shkallës se parë, duke akuzuar se në asnjë moment gjykata nuk analizoi se ku ndodheshin demostruesit që u vranë dhe çfarë veprimesh po kryenin. 'Viktimat,- tha prokurori,- kanë emra konkretë dhe gjykata minimalisht duhet t’i përmendte secilin se ku ishin dhe jo t’i identifikoje thjesht me turmën". / Top Channel