21 Janari, Gjykata: Prendi e Llupo vranë 4 vetë, por...pa dashje
Të tjera rreth shkrimit Prençi: Të mbahej ekspertiza e FBI KLD: Inspektim në fund të procesit Vrasjet e 21 janarit, ne fokusin e medias
TIRANE - Formulimi i akuzave të prokurorisë ndaj Ndrea Prendit dhe Agim Llupos duket se janë “kleçka” ligjore me të cilën janë mbrojtur tre gjyqtarët e çështjes që i dhanë pafajësi dy gardistëve të cilët akuzohen për vrasjen e tre demonstruesve. Gjashtë ditë pas dhënies së vendimit aq shumë të përfolur të 21 janarit, mësohen edhe argumentimet që gjyqtarët Besnik Hoxha, Ariana Caco dhe Ardiana Bera kanë dhënë rreth pafajësisë së Prendit dhe Llupos. Në një vendim të zbardhur prej afro 40 faqesh ku pasqyrohen edhe kundërshtitë e akuzës, treshja gjykuese ka arsyetuar se akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj ish-Komandantit të Gardës dhe ish-shefit të Njësisë Speciale nuk qëndron, pasi nuk provohet fakti se viktimat dhe të pandehurit njiheshin më parë mes tyre, e për këtë arsye të ketë ekzistuar vrasja me dashje. Duke ndjekur këtë logjikë juridike, treshja gjykuese ka argumentuar se pas rrëzimit të akuzës së vrasjes me dashje, organi i akuzës nuk mund të formulojë asnjë akuzë tjetër për vrasje, si vrasje nga pakujdesia apo vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike. Gjykata pranon vrasjet, por rrëzon prokurorinë rreth natyrës së veprës penale, e cila ka pretenduar që nga fillimi i hetimeve për vrasje nga pakujdesia.
Provat dhe ekspertiza
Ekspertiza amerikane e Byrosë Federale të Investigimit, e cila zbardhi një pjesë të rëndësishme të vrasjeve, është konsideruar nga treshja gjykuese si prova kryesore e dosjes së “21 Janarit”. Treshja gjykuese rezulton t’i ketë marrë në konsideratë përfundimet e ekspertizës së FBI-së, dhe se nëpërmjet saj është krijuar bindja se plumbi që ka vrarë demonstruesin Faik Myrtaj ka dalë pikërisht nga arma personale e përdorur nga ish-Kreu i Gardës, Ndrea Prendi, i shpallur i pafajshëm për këtë vrasje. Por në lidhje me këtë fakt, Gjykata Penale I është referuar një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila në një vendim të vitit 1999 është shprehur se: “Gjykata nuk është organ akuze dhe nuk mund të formulojë akuzë të re ose të bëjë ndryshimin e saj, por mbi faktet e paraqitura nfa prokuroria bën cilësimin e duhur ligjor të veprës”. Sipas këtij arsyetimi Gjykata “i hedh sërish topin” prokurorisë, duke lënë të kuptohet se “gabimi” rreth klasifikimit të veprës penale nga ana e akuzës nuk mund të ndreqet prej saj.
Precedentët dhe analogjitë
Analogjia me precedentin e Strasburgut, precedent i cili u përdor për herë të parë nga avokati mbrojtës i Ndrea Prendit, është një tjetër argumentim pas të cilit janë mbrojtur gjyqtarët në vendimin e dhënë për pafajësi. Rasti “Giuliani” i ndodhur në Genova të Italisë, i ka shërbyer gjykatës në argumentimin e saj, siç pretendojnë vetë gjyqtarët në arsyetim, vetëm në analogji me rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Ata kanë marrë si precedent vetëm rrezikun për jetën në të cilin janë gjendur oficerët policorë (në rastin konkret, gardistët) që gjendeshin në krye të detyrës, dhe jo mënyrën e vrasjeve.