21 Janari, Prokuroria: Në trupin e Ziver Veizit ndodhi manipulim
Të tjera rreth shkrimit PDF/ Apeli i Prokurorisë për vendimin e Gjykatës Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm dy gardistët Vrasjet e 21 Janarit në fokusin e medias PDF/ APELIMI I PROKURORISE PER 21 JANARIN
TIRANE - Prokuroria e Tiranës vjen me fakte tejet të rënda mbi tragjedinë e 21 Janarit të dy viteve më parë, e cila nuk u mbyll me shpalljen e pafajësisë për 2 gardistët nga Gjykata e Tiranës më 17 shkurt. Në apelimin që organi i akuzës i bën sot vendimit të Gjykatës, zbulohen fakte tronditëse, e ndër ta, është një manipulim në trupin e demonstruesit të vrarë Ziver Veizit.
Prokuroria bën të qartë ndër reshta se eksperti Ndoc Çardaku në mënyrë aspak profesionale dhe me një veprim tejet të qëllimshëm “shtyn me gisht një ashkël për në vrimën e hyrjes në këmishë dhe e ngjesh aty. Më vonë eksperti, kërkon një “klemë” për ta hequr atë e për ta administruar si provë”.
Sipas Prokurorisë eksperti është filmuar teksa shtyn me gisht ashklën në këmishën e Ziver Veizit, duke dashur të krijojë një iluzion të rremë, se plumbi ishte rikoshet. Video të cilën e siguron organi i akuzës, thuhet se është prezantuar gjatë seancave gjyqësore të zhvilluara për 21 Janarin.
Prokuroria thekson se në plagën e të ndjerit Ziver Veizi nuk kishte asnjë ashkël, duke akuzuar drejtpërdrejtë ekspertin Ndo Çardaku për manipulimin e kryer me provat në rrobat e tij.
“Gjykata ka arritur në një përfundim të gabuar, pasi nuk ka vlerësuar faktet e pakundërshtueshme, të cilat do të mund ta çonin në një konkluzion logjik,si përsa i përket natyrës së dëmtimeve të evidentuara në predhën e gjetur në kufomën e të ndjerit Ziver Veizi, ashtu edhe sa i takon elementëve të tjerë që lidhen me trajektoren e predhës brenda trupit të viktimës dhe trajektoren jashtë trupit të viktimës”, bëhet e ditur në dokumentin e apelimit të Prokurorisë së Tiranës.
PDF/ APELIMI I PROKURORISE PER 21 JANARIN
PROKURORIA E TIRANES APELOI SOT VENDIMIN E GJYKATES
Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar sot apelimin për vendimin e Gjykatës së Tiranës të 7 shkurtit lidhur me shpalljen të pafajshëm të drejtuesve të Gardës së Republikës të akuzuar për vrasjen e tre manifestuesve gjatë protestës së dhunshme të opozitës më 21 janar të 2011.
Prokuroria vlerëson se Gjykata ka vepruar “në kundërshtim të plotë me provat e paraqitura nga organi i akuzës gjatë shqyrtimit gjyqësor, duke u referuar në fakte e prova inekzistente”.
Organi i akuzës në apelimin e vendimit thekson se “Gjykata në tejkalim me kompetencat që i njeh ligji procedural-penal për çmuarjen e provave, vlerësimin e analizën e tyre ka deklaruar të pafajshëm dy të pandehurit Ndrea Prendi e Agim Llupo”.
Prokuroria kërkon ndryshimin e vendimit të pafajësisë
Redaksia Online
(Gre.MShqiptarja.com)