Peshkopi, nuset vrasin vjehrrën E groposin në kasollen e bagëtive
PESHKOPI - Vaj të nxehtë në vesh dhe më pas e ka groposur në kasollen e bagëtive. Ky ka qenë skenari i një tjetër krimi të zbuluar në familje, ku nuset në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vrarë dhe më pas e kanë varrosur vjehrrën e tyre në Peshkopi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Opesh të Peshkopisë. Nusja e shtëpisë, Xhemile Skuka, 30 vjeç, ka vrarë dhe varrosur vjehrrën e saj, Naime Skuka, 67 vjeçe dhe sipas policisë krimi ka ndodhur që prej të martës së kaluar.
Ndërkohë dyshohet se krimin 30-vjeçarja e ka kryer në bashkëpunim me kunatën e saj, ndërsa bashkëshortët e tyre, njëkohësisht djemtë e viktimës ishin në emigracion në Greqi. Ende nuk është konfirmuar nga policia, por mendohet se motivet e vrasjes kanë qenë të lidhura me shkaqe ekonomike.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka bere te mundur nxjerrjen e trupit nga kasollja e bagëtive.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)