Peshkopi, nusja vret vjehrrënE gropos në kasollen e bagëtive
PESHKOPI - Vaj të nxehtë në vesh dhe më pas e ka groposur në kasollen e bagëtive. Ky ka qenë ky skenari I një tjetër krimi të zbuluar në familje, ku nuset në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë vrarë dhe më pas e kanë varrosur vjehrrën e tyre Naime Skuka, 67 vjeçe për të humbur gjurmët e krimit. Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ka ndodhur në fshatin Opesh të Peshkopisë dhe dyshohet se krimi ka ndodhur që prej të martës së kaluar.
Sipas policisë ka qenë nusja e shtëpisë, Xhemile Skuka, 30 vjeç, ajo që ka vrarë 67-vjeçaren dhe më pas me ndihmën e kunatës së saj e kanë varrosur në kasollen e bagëtive në një gropë rreth 1 metër e gjysmë. Të tronditur nga ky lajm, vëllai dhe motra e Naime Sukës tregojnë për televizionin A1 REPORT! momentin kur morën lajmin e hidhur. Ata tregojnë se mes nuseve dhe vjehrrës kishte vazhdimisht konflikte, ndërsa i bëjnë apel instancave shtetërore që të zbardhe sa më parë këtë krim.
Sipas policisë 30-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici ku ka bërë edhe kallëzimin e krimit. Ngjarja ka ndodhur në kushtet kur djemtë e viktimës, njëkohësisht edhe bashkëshortët e nuseve ishin në emigracion, në Greqi. Ende nuk është konfirmuar nga policia, por mendohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga gropa e hapur në kasollen e bagëtive.
Pas ekspertizës mjeko ligjore u konfirmua se e moshuara është vrarë me vaj të nxehtë në vesh, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)