E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari arrest per komandantin e Gardes

Gjykata e Tiranës ka prerë tre urdhër arrestet e para për ngjarjet e 21 janarit mbi bazën e ekspertizës së FBI-së të ardhur javën e kaluar në Tiranë dhe që i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme.

Listen e kryeson komandanti i Gardes se Republikes, Ndrea Prendi, me pas shoferi i tij Margarit Kume dhe shefi i IT-se ne Kryeministri Armando Kasa.

Gjykata ka vleresuar te ligjshme dhe shume profesionale ekspertizen e FBI-së dhe procedurat e ndjekura per marrjen e saj, por ka vendosur masen e sigurise arrest shtepie ne ruajtje me punonjes policia per tre personat e mesiperm deri ne nje vendim te dyte. Problemi i vetem qe ka dale sipas gjykates Hetimet e 21 janaritLSI: Videoja, pjesë e skenarit të dhunës Totozani: Të shpejtohet për 21 janarin “Hetimet e 21 janarit të mos vonojnë” eshte se kur eshte marre arma pistolete tip Berete ne ambientet e gardes nuk eshte firmosur gjate dorezimit se kujt i perket arma, Ndrea Prendit apo shoferit te tij Margarit Kume.

Gjithsesi, burimet saktesuan se ndaj Ndrea Prendit rendon akuza e vrasjes. Ekspertiza e FBI-së ka zbuluar se nga kjo arme pistolete eshte qelluar dhe eshte vrare shtetasi Faik Myrtaj. Ndaj shoferit te tij, ajo e prishjes se provave. Akuza tjeter, ajo mbi shefin e IT-së Armando Kasa ka te beje me manipulimin e serverit te Kryeministrise. Ekspertiza ka vertetuar se gjate nates se 21 janarit duke gdhire data 22 janar, ne server eshte nderhyre dhe jane manipuluar provat, pamjet filmike, qofte ne sistemin e kamerave te sigurise se Kryeministrise, qofte ne serverin e radiomarresve te Gardes se Republikes, te cilat penguan per nje kohe te gjate rrjedhen e hetimit.

Dhe mbi bazen e saj Armando Kasa akuzohet direkt si personi qe ka zbatuar nderhyrjen dhe ka manipuluar provat e hetimit. Pritet qe keto masa te prokurorise te pasohen nga nje zinxhir tjeter masash dhe reagimesh. Reagimi i pare duket se do te vije nga vete Prokuroria e Pergjithshme, qe ka lajmeruar per ne oren 16:30 nje konference per shtyp te zonjes Ina Rama me pranine edhe te Ambasadorit te SHBA, Z. Aleksander Arvizu si dhe shefes se zyrës së përfaqësisë së OPDAT, Znj. Sinthia Eldrixh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›