“21 Janari, hetim organizatorëve" Rozeta Rapushi
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu, sqaroi dje se persa i perket ngjarjeve te 21 janarit, SHBA kerkoi qe ne fillim, qe hetimi per kete ngjarje te kishte disa elemente, si kush e organizoi, sjellja e demonstruesve dhe sjellja e Gardes se Republikes. Duke ju pergjigjur reagimit te Gjykates se Tiranes, mbi qendrimin e SHBA dy dite me pare, Arvizu tha se SHBA nuk po nderhyn ne nje proces gjyqesor dhe akuza e gjykates, eshte e pabaze. “Disa njerez do te pyesin per komponentet e tjere te ketij hetimi, organizatoret, sjellja e demonstruesve, por kjo nuk eshte dicka ne te cilen Shtetet e Bashkuara jane perfshire ose mbi te cilen kane kontroll, sepse, serish, ky eshte nje hetim shqiptar. Verdikti i djeshem, i perkiste nje komponenti specifik te 21 Janarit dhe deklarata jone dje, i perkiste kesaj pjese specifike te ceshtjes”, - u shpreh dje Arvizu, pas nje takimi te zhvilluar heret ne mengjes me Prokurorin e Pergjithshem, Adriatik Llalla. Sipas tij, pas asaj dite te tmerrshme te 21 Janarit, Shtetet e Bashkuara e bene shume te qarte se menyra me e mire per t’u perballur me ate tragjedi te tmerrshme, ishte nje hetim mbi ate qe e shkaktoi kete ngjarje. Diplomati nenvizoi se SHBA, theksoi rendesine e te qenit nje hetim i besueshem. Dhe sipas tij, besueshmeria eshte koncepti kyc per kete dhe, ne menyre qe hetimi te ishte i besueshem, duhet te adresonte disa elemente: kush e organizoi, sjellja e demonstruesve dhe sjellja e Gardes se Republikes. “Ky ka qene gjithnje qendrimi une dhe nuk ka ndryshuar kurre. Persa i perket asistences ose perfshirjes amerikane ne kete ceshtje, kjo ceshtje ka qene, eshte dhe do te jete gjithnje nje ceshtje shqiptare. Nuk eshte nje ceshtje amerikane, nuk pati perfshirje te qytetareve amerikane. Perfshirja amerikane, rrjedh nga nje kerkese specifike dhe e drejtperdrejte e Prokurorit te Pergjithshem ne ate kohe, nje kerkese e mbeshtetur dhe nga Qeveria e Shqiperise do te shtoja, qe Shtetet e Bashkuara te jepnin asistence teknike per te mundesuar hetimin dhe kjo ishte ajo qe ne beme”, - vijoi sqarimin diplomati. Duke u ndalur konkretisht tek qendrimi i Gjykates se Rrethit Tirane, bere dje paradite, qe sugjeronte se SHBA po nderhyn ne nje proces gjyqesor, Arvizu tha se nuk eshte dakord, me gjithe respektin qe ka per te. “Kjo akuze nuk ka baze. Perfshirja jone rrjedh drejtperdrejt nga nje kerkese specifike e Prokurorit te Pergjithshem dhe kjo kerkese, u mbeshtet nga qeveria e Shqiperise”, - u shpreh ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Hetimi duhet te niste me shkaktaret
”Pas asaj dite te tmerrshme te 21 Janarit, Shtetet e Bashkuara e bene shume te qarte se menyra me e mire per t’u perballur me ate tragjedi te tmerrshme ishte nje hetim mbi ate qe e shkaktoi kete ngjarje. Ne theksuam rendesine e te qenit nje hetim i besueshem. Besueshmeria eshte koncepti kyc per kete dhe, ne menyre qe hetimi te ishte i besueshem, duhet te adresonte disa elemente: kush e organizoi, sjellja e demonstruesve, dhe sjellja e Gardes se Republikes. Ky ka qene gjithnje qendrimi yne dhe nuk ka ndryshuar kurre. Disa njerez do te pyesin per komponentet e tjere te ketij hetimi – organizatoret, sjellja e demonstruesve – por kjo nuk eshte dicka ne te cilen Shtetet e Bashkuara jane perfshire ose mbi te cilen kane kontroll, sepse, serish, ky eshte nje hetim shqiptar. Verdikti i djeshem i perkiste nje komponenti specifik te 21 Janarit dhe deklarata jone dje i perkiste kesaj pjese specifike te ceshtjes”.