Rama: Sherbimin shendetesor ta bleje shteti, jo qytetari
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, e ka cilesuar te papranueshme situaten ne te cilen ndodhet Spitali Ushtarak ne Tirane, por edhe spitalet e tjera shteterore ne vend. Ne nje vizite te zhvilluar dje ne Spitalin Ushtarak, Rama u shpreh se duhet permbysur realiteti dhe duhet qe vemendja e shtetit, te kthehet tek sherbimi spitalor. Ai u shpreh se programi i PS-se per shendetesine, synon dhe ndryshimin e modeleve te financimit te spitaleve. “Arsyeja pse edhe ne programin tone, pjesa e shendetesise eshte pjesa me radikale, eshte sepse ketu realisht duhet permbysur komplet. Duhet ndryshuar komplet sistemi i financimit. Duhet ngritur sherbimi kombetar shendetesor, domethene shteti ta bleje sherbimin. Ta bleje shteti, jo ta bleje qytetari. Dhe shteti ta ofroje nepermjet sherbimit kombetar shendetesor, ne menyre te ndershme dhe te drejte”, tha Rama. Gjate takimit me mjeket dhe pas njohjes me faktin se nje pjese e spitalit eshte privatizuar, Rama u shpreh se gjeja e pare qe duhet dhe do te beje qeveria socialiste menjehere pas 23 qershorit, do te jete rimarrja e kontrollit te plote te mjediseve spitalore dhe vendosja e tyre ne eficence ne funksion te te semureve. “Duhet filluar me hapin e pare, qe eshte rimarrja e kontrollit mbi territorin e spitaleve te Republikes se Shqiperise nga shteti. Se ketu, territoret e spitaleve jane bere toka e asnjerit, o burra kush mundet, njeri zapton per nje parkim, tjetri per nje lavash, tjetri per nje piceri. Dhe nderkohe, qeveria vazhdon me te veten, nje kat ja jep nje privati, nje cep ia jep nje privati tjeter. Njerezit hyjne e dalin, makinat hyjne e dalin. Ketu vetem spital nuk eshte kur e sheh”, u shpreh Rama. Ai shtoi se ne gjithe vendin, problematika e spitaleve eshte e njellojte. Me tej, Rama shtoi se Partia Socialiste do te mundesoje me zbatimin e planeve dhe masterplaneve. Sipas tij, planet nuk mungojne, por nuk vihen ne zbatim me qellim. Rama u shpreh se shendetesia eshte sektori ku ndryshimi do te jete radikal, pasi sic u shpreh ai, asgje nuk mund te vazhdoje keshtu si eshte. “E dyta eshte qe ne po humbasim nje kapital njerezor, qe eshte vene me shume mund ne vite dhe qe ka kushtuar jashtezakonisht shume ne keto vite per specialiste, per nje gjenerate tjeter. Ne e vume ne program kthimin e qendres spitalore universitare “Nene Tereza”, ne universitet mjekesor me idene qe nga nje ane te rritet niveli i sherbimeve dhe nga ana tjeter, te rritet kapitali njerezor”, tha Rama. Kryesocialisti shtoi se ne hartimet e buxheteve, i duhet dhene autonomi trupes mjekesore. “Trupa mjekesore duhet te jete me nje autonomi te konsiderueshme dhe spitalet duhet te jene ndermarrje spitalore. Dhe buxheti nuk mundet dot te percaktohet ne ministri. Buxheti percaktohet me prioritetet, hapat, shpenzimet percaktohen me borde te spitalit”, ka shpjeguar kryetari i Partise Socialiste, keshtu disa nga hapat qe do te ndiqen pas 23 qershorit per te ndryshuar rrenjesisht kete situate skandaloze”, tha kreu i Partise Socialiste, Edi Rama.
PROJEKTI
“Po humbasim nje kapital njerezor, qe eshte vene me shume mund ne vite dhe qe ka kushtuar jashtezakonisht shume ne keto vite per specialiste, per nje gjenerate tjeter. Ne e vume ne program kthimin e qendres spitalore universitare “Nene Tereza”, ne universitet mjekesor”, tha Rama.
Majlinda Keta: Rames iu deshen 8 vjet per te mesuar situaten ne shendetesi
Ish-kryetarja e Forumit te Gruas Socialiste Majlinda Keta, ka kritikuar dje kreun e PS-se, Edi Rama per reagim te vonuar ne lidhje me situaten ne spitale. Duke ju referuar vizites se zhvilluar dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, Keta shprehet se Rames ju deshen tete vite te mesonte se cila ishte situata ne shendetesi. Ndersa shton, se Partia Socialiste duhet te zhvilloje interpelance me ministrat per kete ceshtje. “?Edhe Rama paska shkuar ne Spitalin Ushtarak...Doktori kurajoz pohon...fondet na jane shtuar 70%, gjendja me e rrenuar. Mjere, kujt i bie halli! “Une, - thote doktori -, fillova operimin ne mengjes pasi bleva betadine, garza ...”. A ka ku shkon me ky sherbim, nga civili tek ushtaraku? Ju deshen 8 vjet Rames ta mesonte...Po pres interpelancen e Partise Socialiste me ministrat perkates ne Parlament...qe shqiptaret te vleresojne e qartesohen”, shprehet ish-drejtuesja e Forumit te Gruas ne Partine Socialiste.